Bibla dhe Maqedonia (Fitim Ilazi) - Forum
E Hënë, 12.05.2016, 5:24 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Bibla dhe Maqedonia (Fitim Ilazi) (Justifikimi biblik i terrorit izraelit)
Bibla dhe Maqedonia (Fitim Ilazi)
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 8:02 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Justifikimi biblik i terrorit izraelit

Në terminologjinë biblike Maqedonia përmendet si nocion gjeografik. Pak më tepër se kaq, ajo ka shërbyer si vendi të cilin njëri nga apostujtë e Jezuit ia përcaktoi vetes misionin për përhapjen e Lajmit të mirë, Fjalës së Krishtit.
Në anën tjetër të medaljonit na shfaqet Izraeli: më i rëndësishëm se Maqedonia dhe, rrjedhimisht, më qendror në trajtimin e çështjeve biblike.
Trajtimi i cështjes hebraike brenda kornizave të Teksteve të shenjta biblike është një sfidë prej vërteti. Sepse pas tyre, e fshehur aq sa për të mos u dukur, qëndron kroi i një numri të konsiderueshëm mosmarrëveshjesh. Në interpretimin e kritikëve letrarë çështja e marrëdhënieve shoqërore brenda historisë biblike është prekëse. Në vija të përgjithshme ajo trajton momente rëniesh e ngritjesh të civilizimeve, ndër të cilat disa madje janë të iniciuara drejtpërsëdrejti nga Dora e Zotit. “Kulla e Babelit”, e cila përndryshe mund të shërbejë si reflektim elementesh të hershme globale, pasqyron një luftë të drejtpërdrejtë të njerëzimit kundrejt zotit biblik, apo më mirë thënë një luftë të zotit biblik kundrejt nejrëzimit. Te “Zanafilla”, në realitet, hasim një fenomen interesant: bashkimi i njerëzimit për të ndërtuar Kullën kishte qenë intrigues aq sa për ta bërë Jehovain t’ua ndryshonete njerëzve gjuhën, rrjedhimisht t’i përçante: “Zoti zbriti përmbi tokë për të parë qytetin dhe pirgun që e ndërtuan njerëzit. Zoti tha: “Njëmend qenkan një popull dhe paskan vetëm një gjuhë! Ky është fillimi i veprimtarisë së tyre dhe tani e tutje nuk do ta kenë vështirë të kryejnë gjithçka të synojnë. Ejani, pra, të zbresim e t’ua pështjellojmë këtu gjuhën e tyre, që të mos mund të merren vesh njëri me tjetrin”. Prej andej Zoti i shpërndau nga ai vend mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.” (Zanafilla, 10:5-8)
Identifikimi i njerëzimit me një gjuhë të vetme në vargjet e mësipërme është në kundërshtim me planet e zotit; dhe kjo e bënte atë të ndjehej i pasigurt, sidomos kur e shohim që trajtimi i fugurës së tij në aspektin biblik është aq njerëzor sa edhe planet e njerëzve përmbi Tokë.
Historia biblike shpalos dhe tjera përshkrime. Të dhunshme. Shumica prej tyre madje mund të identifikohen me ndodhi aktuale. Meqë disa prej këtyre rasteve më shumë kanë të bëjnë me luftëra, ato thjesht mbesin të tajtuara si elemente dhune në shkrimet e shenjta, edhe pse e kemi parasysh që të gjitha fetë qiellore i janë përkushtuar promovimit të paqes njerëzore. Faktikisht vetë Ungjijtë shumëherë citojnë vargje nga Dhiata e Vjetër, në të cilat flitet për organizimin e jetës njerëzore në format më miqësore, më paqedashëse. Megjtihatë në kundërshtim me këto pohime, kemi edhe vargje biblike në të cilat madje edhe masakrime fëmijësh e foshnjash gjiri kryhen kryesisht nga profetë biblikë nën urdhrin e Zotit (Isaia, 13:16; Ezekieli, 5:17, 16:41; 1 Mbretërve, 11:14-15 etj.)
Një variant i këtillë i historisë është padyshim fytyra e trishtë e rrjedhës njerëzore. Një dështim në fakt. Sidoqoftë përqendrimi ynë në të tashmen nuk është fare indiferent. Sepse e kaluara përsëritet, dhe rrethi vicioz të cilin e krijojnë ngjarjet sa vjen e afrohet.
Megjithatë, sa mund ta identifikojmë ne të tashmen me të shkuarën njerëzore dhe me historitë biblike? S’do mend që kemi mjaft ndryshime. Por, a janë ndryshimet thelbësore aq sa për t’ua garantuar të gjithëve të drejtat bazë, si: gjuha, zakonet, traditat? Po për fenë? Për çastin, për të të mos flasim, sepse mohimi i saj pa mëdyshje është barbar, egoist, jotolerant. Me një fjalë, jonjerëzor.
Çdo popull në njërën apo në tjetrën mënyrë bart në vetvete tendenca entocentrike. Kjo do të thotë që pak a shumë gjykimi i tij është subjektiv, i njëanshëm. Megjithatë mbrojtja e interesave personale nuk do të thotë ndalim i të drejtave të tjetrit sepse, fundi-fundit, liria jote përfundon atje ku fillon cenimi i të drejtave të mia.
(F.ilazi)
 
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Bibla dhe Maqedonia (Fitim Ilazi) (Justifikimi biblik i terrorit izraelit)
Page 1 of 11
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "