Filozofia e zilisë (Arlind Farizi) - Forum
E Hënë, 12.05.2016, 5:23 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Filozofia e zilisë (Arlind Farizi) (Filozofia e zilisë (Arlind Farizi))
Filozofia e zilisë (Arlind Farizi)
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 8:05 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Filozofia e zilisë (Arlind Farizi)

Ka të tillë shkrimtarë që nuk e fshehin dot zhgënjimin për shkrimet e veta. Ai i korrigjon ato, i shikon me sy si të maces, o Zot sa shumë i korrigjon! Aq sa dhe ka mundësi të çmendet nga ideja se ka shumëçka për të korrigjuar shkrimi përpara se të del në botim. Po çka ndodh pas kësaj pune kaq të lodhshme që bën krijuesi në laboratorin e vet? Shkrimi i postuar në një prej mediave të shkruara del si një sihariq, si një risi, madje dhe si një stereotip për të lënë gjurmë. Dhe pastaj plasin LLAFET: kur he nanën’ u bë ky analist? Shto kësaj dhe të sharat rafalë për nënën dhe anëtarët tjerë të familjes… Këto valë mendimesh e tmerrojnë krijuesin. Por, krijuesi beson në ndershmërinë e nënës së vet dhe përsëri vazhdon të shkruaj. Ai në fillim ndjehet si me faj pse kllumet kot në këto ujëra të zezë të politikës por shpirti i tij rebel s’e lë të qetë. Përkundrazi ai shkruan edhe më shumë. Shkruan të gjitha variantet e të vërtetave të tij. Po e drejta e të shprehurit dhe liria e fjalës sot prangoset nga gazetarët tanë nga këto kasap të shkrimeve të cilët për hir të ndershmërisë nga padronit – kryeredaktorit, kryetari të partisë, dhe kryetarëve të degëve dhe krandeve partiake shkrimin e masakrojnë në stilin më makabër të mundshëm. Madje dhe pa u botuar, shkrimi ka arritur në selitw e partive ku dekodohet, njëjtë siç dekodoheshin ëndrrat tek romani Pallati i ëndrrave. Dhe krijuesi mendon në mbijetesën e fjalës, në mbajtjen e të vërtetës me infuzione dhe bajpase artistike, të shpirtit të krijuesit që s’di të vdesë…

Krijuesi është Jezu i letërsisë. Ai përjeton dhimbje në golgotën e tij krijuese. Rruga e tij është kalvar i dhimbshëm. Në moment kur ai me mençurinë e tij prish mesataren e rrethit të tij rural ai shpallet non grata në shtetin e tij që s’është dhe i tij… Shkaku i një shkrimi do ndjehet i kryqëzuar si më keq nga sy kurrioz dhe shikimesh cinike. Hetohet kudo prania e tij prej virusi në meset e politizuara skajshmërisht. Krijuesi i mirëfilltë përbuz politikën sepse politika është veprim. Krijuesi është njeri i mendimit. Ai mund vetëm të propozojë mendime një politikani dhe pastaj ato ti vënë në lëvizje. Politika është maske ironike. Letërsia është maskë me lëkurë fytyreje. Krijuesi i mirëfilltë është kundër çdo totalitarizmit. Letërsia kërkon që politikës t’ia kthejë gjuhën dhe filozofinë e pastër. Krijuesi për dallim nga politikani nuk ka mandat, atë e zgjedh lexuesi në zgjedhje të lira andaj dhe rilexohet. Politikani mashtron njerëzit andaj nuk rilexohet programi i tij. Politika do njerëz dinjitoz, të gatshëm për sakrificë, do zemërgjerësi ndaj padronin, dëgjueshmëri, pritje në rresht. Letërsia do mendje të hapura, shpirtra të lirë, liberalitet të natyrshëm. Letërsia s’ka kamxhik, as rrahje për gabime. Gabimet në letërsi fshihen me gomë dhe korrigjohen. Po ata të politikës jo! Mbeten vragë në shpirt dhe nuk fshihen kollaj. Politika është e përcaktuar për ekzil të brendshëm brenda Njeriut. Letërsia është për udhëtime, të udhëtojmë atëherë. Poeti nuk do zëdhënës. A nuk flet më mirë një vepër me vlerën e saj që ka. Politika pa zëdhënës dhe pa turmën veshlepur është vetmitare e sfilitur. Poetit i mirë kurrë nuk mërzitet se kush do ia lexoj librin dhe se sa lexues ka. Politikani më shumë mendon për numra, statistika, të cilat ia sigurojnë autoritetin e tij të rrejshëm plot vezullim alegorik. Po poetët politikanë ? Oh, sapo i shava këta të dytët...
Poeti nuk është qytetar dhe aq i thjeshtë. Idetë kombëtare në kohën e Rilindjes a nuk lindën në mendje poetësh dhe pastaj u shpërndanë si valë mendimi në popull. Më parë ishte letërsia, politika erdhi si zanat, si akt teatral, si art sinkretik mes artit të budallallëkut dhe skenarit nga regjisor Padroni, nga dritëhijet evropiane dhe duartrokitjet në Parlamentit. Aktor mbeti Njeriu, ai i thjeshti, sy hapuri, i shastisuri makiatoman-i, i zhgënjyeri, fukaraja, idealisti, kombëtari, i çmenduri, i luajturi mendsh për dramën e jetës së tij plot absurditet. Ai e kërkon regjisorin. E dini pse? Kërkon që ta vrasë...

 
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Filozofia e zilisë (Arlind Farizi) (Filozofia e zilisë (Arlind Farizi))
Page 1 of 11
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "