Familja e shëndoshë-garancë për ardhmërinë (Besnik Shaqiri) - Forum
E Hënë, 12.05.2016, 5:24 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Familja e shëndoshë-garancë për ardhmërinë (Besnik Shaqiri) (Familja e shëndoshë-garancë për ardhmërinë (Besnik Shaqiri))
Familja e shëndoshë-garancë për ardhmërinë (Besnik Shaqiri)
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 8:07 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Familja e shëndoshë-garancë për ardhmërinë (Besnik Shaqiri)

Siguria e një shteti të formësuar varet nga ushtria e formësuar, siguria e një ndërtese shumëkatëshe varet nga materiali i fortë e i qëndrueshëm, siguria e udhëheqjes së mirë bisnesore varet nga menaxheri i mirë. Nëse siguria e pasagjerëve në bordin e aeroplanit varet nga motorët e mirë dhe pa probleme, atëherë siguria për një familje të shëndoshë varet po nga “motorët” kryesorë që i lëvizin “motorët tjerë”. Por, para se gjithash duhet ta kemi të ditur se para fluturimit duhet t`i kontrollojmë “motorët” që të jemi më të sigurtë në qiell.
Çdo kush në botë ka dëshirë të madhe që të veprojë në një familje intelektualësh; të jetë i lindur në të; ose familje që ka sakrifikuar dhe ka vepruar mirë për gjëra të frytshme. Prindërit në përgjithësi me gjithë vullnetin e vetë duan që fëmijët e tyre t`i edukojnë, t`i shkollojnë dhe t`i frymëzojnë për gjëra madhore në aspekte të mira jetësore. Por, për fat të keqë, jo gjithëherë janë të pranishme dukuritë pozitive në familjet tona. Gjetja e bashkëshortit ose bashkëshortes ideale është kusht për të krijuar një familje të shëndoshë dhe të frytshme. Vetë bazamenti i familjes janë prindërit, i cili “bazament” mund të jetë i fortë dhe i dobët. Ata janë edukatorët e parë për të krijuar dhe formësuar pasardhës që do të jenë garancë për ardhmërinë. Nëse në trupin e njeriut është i sëmurë një organ, atëherë i gjithë trupi vuan nga ai organ. Prindërit janë zemra e një familjeje, familje e cila mund të jetë e shëndoshë ose e “sëmurë”, e cila varet po nga zemra e shëndoshë ose e sëmurë. Ata janë armë mbrojtëse kundër dukurive të këqija njerëzore, por ato armë mbrojtëse duhen të jenë të testuara dhe të përdoren në kohë dhe vend të caktuar, sepse rezultatet mund të jenë befasuese.
Një fjalë e urtë popullore thotë: “Çfarë do të mbjellësh do të korrësh”; por, edhe farën duhet ta gjejmë të mirë. Familja është si një pemë e cila jep fryte. Ajo duhet të ujitet dhe të ruhet. Dihet nëse nuk ujitet në rregull ajo do të thahet e do të shkatërrohet. Sikur uji që është për bimët ashtu edhe feja është për njerëzit. Feja islame luan një rol shumë të rëndësishëm në familje. Feja islame është ajo që e mbron njeriun nga devijimet shoqërore. Përkushtimi në të me sinqeritet të paluhatshëm dhe me bindje të thellë ndaj All-llahut xh.sh. është një garancë e fortë si për individët ashtu edhe për familjen. All-llahu xh.sh. në një ajet kur`anor thotë: “Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e tij, i ka frikë All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do të arrinë atë që dëshirojnë”(suretu en nurë, ajeti 52)[1]. A nuk është kjo një garancë nga All-llahu xh.sh. që nëse i përmbahemi udhëzimeve të Tij do të jemi nën garancën e tij? Feja islame është një ilaç i fortë kundër jetës negative e jo produktive, kundër drogës, alkoolit, bixhozit, dyftyrësisë, vrasjeve, mosdëgjueshmërisë, pasivitetit, armiqësisë, vjedhjeve, plaçkitjeve, gënjeshtrës, mashtrimit, përgjimit, përgojimit dhe shumë gjërave tjera negative me të cilat përballohet jeta e njeriut. Aspak nuk mund të jetë e garantuar një familje nëse janë prezente dukuritë e lartëpërmendura. Ato janë virusët më të rrezikshëm, të cilët e brrejnë ngadalë dhe shpejt njeriun, ku mbrojtësi më i mirë mund të jetë vetëm feja islame me përkushtim dhe sinqeritet të fortë.
Familja është si një “makinë” e cila prodhon në mënyrë serike. Prodhimi nuk do të jetë kualitativ, nëse makina ka defekte ose mungesa. Ashtu është familja. Ajo lind dijetarë, injorantë, mësues, plaçkitës, vjedhës, hoxhallarë e agallarë, kryeministra e ministra, komandantë e ushtarë . . . Të gjithë këto grupe mund ta shkatërojnë një shtet, njëkohësishtë mund ta ndërtojën një shtet. Edukatori kryesor i këtyre grupeve është familja. Ajo është garancë për shkollën, për shtetin, për fshatin . . . Mësuesi do ta mësojë e edukojë një klasë të tërë, vjedhësi do ta vjedhë një mëhallë të tërë, dijetari do ta furnizojë me dije një popull të tërë etj. Dihet, nëse shumicën e popullsisë e përbëjnë dijetarët atëherë ardhmëria është e sigurtë, por nëse shumica janë injorantë dhe vjedhës atëherë nuk ekziston garancë. Andaj, këtë “makinë” duhet ta kontrollojmë sa më shpeshë që të jepë prodhime të mira, “makinë”, e cila përbëhët nga babai dhe nëna.

 
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Familja e shëndoshë-garancë për ardhmërinë (Besnik Shaqiri) (Familja e shëndoshë-garancë për ardhmërinë (Besnik Shaqiri))
Page 1 of 11
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "