Dituria dhe morali - Forum
E Hënë, 12.05.2016, 5:22 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Dituria dhe morali (Dituria dhe morali)
Dituria dhe morali
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 8:09 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Dituria dhe morali

Kurdoherë është diskutuar rreth kundërshtive që mund të krijoheshin mes moralit dhe diturisë. Një fakt i këtillë ndoshta mund të duket i papranueshëm, por ja që natyra diametralisht e kundërt e moralit nuk përkon mjaft me synimet e shkencës. Në librin e vet Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit, Alija Izetbegoviq e trajton mirëfilli këtë problem, dhe qartë deklaron që aspiratat shkencore jo fort bien në pajtim me qëllimet e moralit. Në këtë kontekst, morali është i padobishëm për shkencën, në kuptimin që ai nuk sjell ndonjë dobi materiale. Në anën tjetër, disa nga shkencat më të njohura, si antropologjia, arkeologjia, astronomia, gjuha (dhe letërsia) etj., janë, po ashtu, jo dobisjellëse. Një konkludim i këtillë mund të duket mjaft paradoksal, por ja që komparacioni mes këtyre dy subjekteve është i nevojës të bëhet kryesisht pa synime subjektivizmi. Do të thotë, para se gjithash, që një analizë e këtillë është e mundshme vetëm në saje të një rruge mesatare, e cila faktikisht është edhe njohuria dhe dituria e vërtetë. Pra, jeta njerëzore mund të lulëzojë vetëm falë kombinimit dituri-moral, një lloj hibridi ky i cili krijon baraspeshën e duhur mes trupit dhe shpirtit.

 
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Dituria dhe morali (Dituria dhe morali)
Page 1 of 11
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "