e Enjte, 03.28.2024, 2:11 PMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Dituria dhe feja (Dituria dhe feja)
Dituria dhe feja
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 8:10 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Dituria dhe feja

Dituria luan rol me rëndësi edhe në subjektin fe. Më tepër se askund tjetër, ndikimi i diturisë është më i madh këtu. Sepse, fjala vjen, transformimet brenda fesë si sistem dhe brenda shoqërisë si kolektiv, vijnë apo ikin falë aftësisë për të kuptuar që këto reforma janë të dëmshme apo të dobishme. Struktura e një feje është, sic dihet, më pak statike se sistemi praktik a formal i saj. Në fetë dogmatike, ku ekziston organizimi joanarkik, ku gjithcka zhvillohet sipas një hierarkie piramidale, dituria rreth saj është më shumë se thjesht njohje e dogmës apo doktrinës. Prandaj, ndikimet, në kuptimin e futjes së elementëve të huaj, si zakonisht qëndrojnë në proporcion jo të drejtë më ngritjen intelektuale të popullit, i cili në fakt bart një realitet religjioz.
Islami i ka kushtuar një rëndësi të madhe diturisë në të dyja aspektet: qoftë si dituri fetare, pra njohurisë rreth unitetit të zotit, në njërën anë, që pëfaqëson mendimin a konceptin njerëzor më të qartë për ekzistencën, qoftë si shkencë, hulumtim, zbulim ose kërkim. Fjala e parë kuranore, në lëtë kontekst, është lexo; dhe kjo lexo, sic thamë më sipër, nuk është vetëm akt me të cilin shprehet dashuria apo admirimi ndaj diturisë, por njëherësh ajo përfaqëson një urdhër.
Dituria është obligim për cdo musliman dhe muslimane. Një rregull i këtillë është i prerë, kategorik. Sepse asgjë tjetër nuk ka aftësinë për ta ndricuar mendjen e njeriut më shumë se ajo. Ajo është, pra, rruga drejt së vështirës, por njëkohësisht drejt lumturisë.
Në Kur’anin e shenjtë ekziston një numër i konsiderueshëm i shprehjeve thirrore, si: a nuk mendoni, a nuk logjikoni, a nuk shihni; këto janë argumente për ata që mendojnë, për ata që kanë intelekt të shëndoshë, me anë të të cilave, pra, synohet të zgjohet të menduarit kritik te njeriu, më saktë te krijesa e vetë Allahut. Madje, perifrazimi i ajetit kuranor “pyeti më të dijshmit, pra, për këtë cështje”, ka për qëllim t’i tregojë njerëzimit që realiteti objektiv, sikur edhe ai subjektiv mund të kuptohen drejt vetëm falë diturisë së mirëfilltë.
***
Në secilën nga fetë botërore ekzistojnë grupe religjioze, dhe këto sekte janë krijuar apo kanë lindur drejtpërdrejt nga padituria apo mosnjohja e të vërtetave elementare a e thelbit të fesë. Ato ekzistojnë paralelisht me nivelin intelektual të besimtarit dhe, në të shumtën e rasteve, pasurohen prej tyre, varësisht vetëdijes pët të kuptuar të vërtetat e fesë. Si të tilla, ato janë shmangie nga rruga e drejtë, nga mendja e hapur e kritike, dhe në të vërtetë cojnë drejt një humnere të pafund.
Aspekt tjetër me rëndësi në këtë pikë është edhe raporti kundërthënës që na krijohet mes diturisë dhe politeizmit, antonimit të monoteizmit apo teuhidit të pastër islam, si dhe të monoteizmit mutant, ta quajmë kështu, praktikë a karakteristikë për Krishterimin në vecanti, si dhe për popullin në përgjithësi, i cili materializohet në forma të ndryshme, si: beismi në hajmalitë, macën e zezë, fallin, njerëzit e shenjtë, ditët specifike me fat, ditën e premte me datë 13 etj.

 
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Dituria dhe feja (Dituria dhe feja)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "