Eseja Dhe llojet e esesë - Forum
E Hënë, 12.05.2016, 5:22 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Eseja Dhe llojet e esesë (Ese dhe llojet e saj)
Eseja Dhe llojet e esesë
PapucjaData: E Diel, 10.17.2010, 9:09 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Eseja dhe llojet e saj

Termi ese vjen nga Frengjishtja dhe do të thotë mundim,përpjekje për të shkruar.
Eseja është një lloj shkrimi i shkurtër që ka në bazë faktin dhe jo trillimin.
Çdo njeri mund të shkruaj ese,pra mund të shfaq opinionin rreth një teme a një fakti të caktuar.

Esetë dallohen në:
Formale ose të mirëfillta
dhe jo formale ose jo të mirëfillta.

Esetë e mirëfillta- dallohen nga zbërthimi logjik i temës nga saktësia e hollësi të argumenteve që sjell krijuesi nga thellësia e mendimit dhe maturia në opinionin e shfaqur.

Esetë jo të mirëfillta-trajtojnë temën në mënyrë të shkujdesur pa i dhënë shumë rëndësi argumentit ndonjëherë me nota humori.

Në bazë të temës që trajtohet mund të shkruhen esetë letrare,filozofike,historike,sociale etj.

Esetë mund t'i ndajmë në ese:
Përshkruese,shpjeguese,argumentuese,vleresuese.

Eseja narrative-rrëfen një ngjarje hap pas hapi (si sekuenca e një filmi).

Eseja përshkruese-pikturon me fjalë një skenë,një person,një ngjarje.

Eseja shpjeguese-shpjegon,informon,analizon,interpreton.

Eseja argumentuese-ka për synim të bind lexuesin duke sjell argumente e fakte të shumta, se një vendim që është marrë është i drejtë ose kërkon të bind lexuesin për pozicionin e duhur që ka mbajtur shkruesi mbi në çështje të debatueshme që ka trajtuar.

Eseja vleresuese-ka për synim të vlerësoj permes fakteve dhe argumenteve,situaten a një problem të caktuar si dhe të propozojë rrugë dhe mundësi për ta përmirësuar apo për ta zhvilluar në mënyrë progresive dhe të pranueshme problemin.

 
PapucjaData: E Diel, 10.17.2010, 9:09 PM | Mesazhi # 2
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
NDËRTIMI I ESESË

Eseja përbëhet nga hyrja,zhvillimi i përmbajtjes dhe mbyllja apo përfundimi.

Për ndërtimin e një eseje hartohet plani i cili zbërthen tri elementet kryesore të tij.

Për çdo çështje të planit duhet të jetë një paragraf ose paragraf korrespondues në trup.
Qëllimi i çdo paragrafi duhet të jetë i qartë i rënditur i skicuar.

Plani me të cilin ju filloni shkruhet në pika,kjo më pas duhet të mbulohet me fjali të ndara në paragraf.

HYRJA- Në një ese i tregon lexuesit se cila është tema ose fakti mbi të cilin do të shfaqet opinioni i shkruesit. Vetë titulli i esesë është hyrje.

Nësë titulli ju jep juve opcione hyrja e saj duhet të thotë se cilat opcione kini marrë.
Paragrafi i parë percakton llojin e esesë.
Çdo fjalë brënda paragrafit të parë sugjeron rreth temes.

 
PapucjaData: E Diel, 10.17.2010, 9:10 PM | Mesazhi # 3
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
ZHVILLIMI I PËRMBAJTJES


Plani dhe skicimi i referohen me shumë temës që ne hyrje të esesë.
Përmbajtja shtjellon çështjet që shkruesi do t'i bëjë objekt të shkrimit pra që do të evidentoj dhe argumentoj.
Argumentet duhet të qartësojnë përmbajtjen për lexuesin.
Shkrimi duhet të jetë i organizuar në fjali të ndara në paragraf.
Çdo fjali duhet të ndihmoj në plotësimin e informacionit të paragrafit dhe çdo paragraf të plotësoj në terësi përmbajtjen e esesë,një pjesë duhet të qoj të tjetra.

PËRFUNDIMET OSE KONKLUZIONET

Janë rezultati final i kërkimit. Ato vendosen në fund të një eseje, libri,artikulli ose lloje të tjera të shkrimit përmes të cilit nxirren përfundime të rëndësishme rreth temës për të cilen kemi punuar.

Çdo argument logjik është një konkluzion që vjen në formë të esesë.
Pra në përfundim përmblidhet informacioni i ofruar,duke dhënë një përspektiv shtesë mbi temën për të cilen shkruhet.
Zakonisht përfundimet dhe konkluzionet shkruhen shkurt me fjali të shkurta të strukturuara mirë dhe me pika.

 
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Ese në gjuhën shqipe » Eseja Dhe llojet e esesë (Ese dhe llojet e saj)
Page 1 of 11
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "