Rreth rruges se alfabetit te gjuhes shqipe - Forum
E Hënë, 12.05.2016, 5:24 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Gjuha SHQIPE => Ma e mira ndër ma të mirat » Rreth rruges se alfabetit te gjuhes shqipe (Gjuha Shqipe)
Rreth rruges se alfabetit te gjuhes shqipe
PapucjaData: E Diel, 10.17.2010, 9:26 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Ankohej Fan Noli dhe bente thirrje: "Nje abece per te gjithe shqiptaret dhe si te doje te jete.. .Mjaft.. .abecera se eshte turp". Durimi kishte arritur kulmin. Kerkohej me ngute qe kjo eeshtje te merrte zgjidhje te menjehershme. Kishin kaluar me se tre shekuj nga libri i pare dhe ende nuk kishte marre udhe ky problem kaq jetik per kulturen shqiptare.

E nisi Gjon Buzuku: botoi "Mesharin"(1555) ne gjuhen shqipe. U ndodh perpara veshtiresive. I mungonin shkronjat qe i duheshin per te plotesuar mungesat e alfabetit latin. Me perpjekje arriti t'i jepte zgjidhje. Bashkoi ne pak raste dy shkronja, perdori pese shkronja te veeanta qe nuk i kishte alfabeti latin-italian, duke na dhene nje alfabet te tille, qe i priu shkrimit shqip, me sa dime deri me sot. Nese ka nje tradite me te vjeter te shkrimit shqip, qe kjo eshte per t'u besuar, do te jete nje sihariq i kendshem per kulturen shqiptare. Kujtojme ate qe deklaroi disa vite te shkuara gjuhetari i madh prof. Eqrem eabej, duke thene:" Ne nentorin e vitit 1940, N. Borgia me kumtoi ne Grottoferrata prane Romes se kishte zbuluar ne arkivin e Vatikanit nje dokument ne gjuhen shqipe me te vjeter se Buzuku. Fshehtesine e zbulimit te tij, ky dijetar e mori me vete ne varr". Por, sie e kemi theksuar edhe me pare, Buzuku ka te ngjare te jete mbeshtetur ne nje tradite, e cila nuk do te kete qene e perparuar, e stabilizuar dhe e ngulitur, mund te kete qene e kufizuar dhe pak e njohur per disa dhe e panjohur per te tjere, rrjedhoje e vete kushteve te kohes. Nese nuk kane qene kushtet e favorshme historiko-shoqerore dhe te mos kete ekzistuar njefare kulture fetare dhe ndoshta edhe laike ne gjuhen shqipe, nuk do te kishte mundesi qe pas disa vjetesh te pushtimit osman te lindte nevoja per libra fetare ne gjuhen shqipe dhe te fillonte ose rifillonte perkthimi i pjeseve te ndryshme fetare, nismetare i te cileve u be Gjon Buzuku. "Puna e Buzukut per perkthimin e 'Mesharit', shkruan Mahir Domi, ngjan te kete pasur lidhje me keto prirje emancipuese evropiane, duket e frymezuar nga synimi per te krijuar nje kishe katolike shqiptare ne gjuhen shqipe si gjuhe e sherbimeve fetare".

Buzuku per te hartuar alfabetin e tij u mbeshtet ne alfabetin latin. Autori kishte te drejte. "Formula e pagezimit"(1462) zbatoi alfa**Kujdes**betin latin. E ndeshim me aktet e Venedikut, te Raguzes e te Napolit. Ai qe baza e shkrimeve te vjetra te gjuhes sone. eshte alfabeti qe pati me teper jetegjatesi se te tjeret, duke u ligjeruar mbeshtetja e tij ne Kongresin e Manastirit, me 1908. eshte alfabeti me te cilin u shkrua nje literature e pasur origjinale dhe e perkthyer qe do t'u sherbente aspiratave te popullit shqiptar per elirim kombetar. Sigurisht zbatimi i tij ka qene i lidhur me disa faktore. Per Buzukun ndikim kane pasur: tradita shkrimore e gjuhes sone (ndoshta jo ne te gjithe territorin tone, por se paku ne nje pjese te Shqiperise, kryesisht ne ate Veriore), mjedisi arsimor ku u shkollua dhe u arsimua dhe se fundi mundesite praktike qe ai pati rast t'i shfrytezonte.

Alfabeti i Buzukut sherbeu si pike referimi per alfabetet qe u perdoren pas tij, pavaresisht se tek pasardhesit e mevonshem do te preken disa karaktere. Ai, si alfabet fonetik qe ishte, pasqyroi struk**Kujdes**turen fonetike te gjuhes shqipe te gjysmes se pare te shekullit XVI, por jo alfabet i perkryer. Megjithate ai i dha nje shtyse perhapjes dhe zhvillimit te gjuhes shqipe, veeanerisht shkrimit te saj. Puna nuk ngeli ketu. Leke Matrenga, perfaqesuesi i pare i arberesheve te Italise ne perkthimin e katekizmes nga italisht ja ne shqip "E mbsuame e kreshtere" (1952) zbatoi alfabetin latin. Alfabeti i tij eshte mjaft heterogjen, megjithate ka vlera se u hartua ne shekullin XVI, kur nuk dime nese e ka njohur ose jo vepren e Gjon Buzukut. E veeanta e ketij alfabeti qendron se ai perdori alfabetin latin pa e perzier me shkronja te tjera.

Te gjithe autoret e vjeter ne veprat e tyre kane zbatuar alfabe**Kujdes**tin latin sipas fytyres se atij italian. Dhe sistemi i tyre shkrimor do te kete vazhden e vet gjithandej ne rrjedhe te shekujve.

Jemi ne ate periudhe kur per shqipen fillojne te zbatohen edhe sisteme te tjera shkrimore. Per shqipen vlere te veeante fiton perdorimi i alfabeteve te veeanta. Ne shekullin XVIII dhe XIX gjithnje e me shume po forcohej ndjenja kombetare e popullit shqiptar per te afirmuar kombesine e vet edhe ne fushen e kultures. Kjo eshte pas**Kujdes**qyruar edhe ne shkrimin e shqipes, kryesisht ne shqiperimin e praktikave kishtare, por edhe ne ndonje fragment me karakter jofetar.

Vete zhvillimi historiko-shoqeror dhe veeanerisht zhvillimi i tregtise ndihmoi qe te perhapet shkrimi shqip me shkronja te veeanta, duke mos perjashtuar ne ate periudhe edhe perdorimin e alfabetit latin, grek dhe arabo-turk.

Nje nder perfaqesuesit e alfabeteve te veeanta ishte Teodor Haxhifilipi, i njohur nga populli me pseudonimun Dhaskal Thodri. Alfabeti i tij qe i kapercen 50 shkronja, luajti nje rol te rendesishem, veeanerisht ne Elbasan ne fund te shekullit XVIII dhe ne fillim te shekullit XIX. Duke u perpjekur per zevendesimin e greqishtes me shqipen ne kishen orthodokse, ai kreu keshtu nje mision fisnik ne te mire te gjuhes shqipe dhe te popullit shqiptar. Hani, kur e zbuloi kete alfabet, mendoi se ra ne gjurmet e gjuhes se lashte pellazgjike. Kjo u konsiderua nje sensacion i rendesishem per ata qe merreshin me kulturen pellazgjike. Por dija e mevonshme provoi se ai ishte nje alfabet i veeante dhe asgje me shume. Ai nuk eeli nje shteg te ri, por rruga qe ndoqi dhe veprimtaria qe kreu qe frytdhenese ne ate periudhe qe la gjurme ne vitet e mevonshme, duke iu afruar idealeve te Rilindjes sone Kombetare. Faktoret politike e shoqerore ndikuan te shqiptaret, te cilet gjithnje e me shume kerkonin qe te rritej ndergjegjja politike e popullit. Dhe ne fushen e kultures ata kerkonin qe shqipja te shkruhej me alfabete te veeanta, jashte edo ndikimi te huaj. Ndonese deshira ishte e mire, duke na dhene nje sistem shkrimor "sui generis", por nuk duhen anashkaluar edhe ato tipare enkliktike nga glagolitiku sllav apo ai grek, latin etj. Sidoqofte ata luajten nje rol ne perhapjen e gjuhes shqipe dhe te shkrimit te saj ne fund te shekullit XVIII dhe ne fillim te shekullit XIX, ndonese ne nje territor te kufizuar. Por puna e tyre pati edhe pasardhes. Ne shekullin XIX ne kete fushe do te shquheshin dy atdhetare te tjere Naum Veqilharxhi dhe Hasan Tahsini. Edhe sisteme te tjera shkrimore per shqipen, si ai grek dhe arabo-turk vazhdojne te perdoren, por pa nje te ardhme.

Shekulli XIX dhe veeanerisht fundi i gjysmes se pare te tij, do te shenoje nje rritje te perpjekjeve per hartimin e alfabetit te gjuhes shqipe. Nje pende e re, larg atdheut, do te behet nismetar i nje alfabeti te veeante te shqipes. E ky ishte atdhetari Naum Veqilharxhi qe emi**Kujdes**groi qe i vogel ne Moldavi, ne qytetin Galac, disa kilometra larg Brailes. Ai na dha abetarin e pare te gjuhes shqipe, te poligrafuar, shume te shkurter, me tete faqe qe titullohej "Fort i shkurter e i perdorshim evetar shqip per edo sicille qe do te mpsonje te kenduar e te shkruarit bukur shqip (1844), te cilin e zgjeroi nje vit me vone, me 1845. Qe te abetari i pare ai shpalli alfabetin e tij te veeante. Veqilharxhi mendonte se kjo ishte zgjidhja me e mire dhe me e drejte, duke u nisur nga fakti se ai ishte jashte edo ndikimi te korenteve politike dhe fetare. E kjo i tregonte opinionit te huaj se shqiptaret jane ne gjendje te shkruajne e te perhapin gjuhen shqipe, duke hartuar vete alfabete.

Edhe Hasan Tahsini ndoqi rrugen e Naum Veqi1harxhit, duke hartuar nje alfabet te veeante, jo i njejte me ate te paraardhesit, te cilin e publikoi ne vitin 1874. Per hartuesin alfabeti origjinal kishte perparesi per arsye se mund te krijoheshin shkronja me te mira, me te lehta dhe keshtu shqipja do te mesohej me lehte. Por jo te gjithe atdhetaret ishin te nje mendjeje. Jani Vretoja sillte keto argumente per te mos mbeshtetur alfabetin e Hasan Tahsinit: Do te shpenzohej shume kohe per te hartuar keto shkronja, do te duheshin burime te mira financiare per te ndertuar shtypshkronja me kete sistem shkrimor, mbasi ne Evrope nuk i kishin keto karaktere dhe nuk ishte e lehte per t'i siguruar ne ate kohe. Gjithashtu ne Evrope do te ishte e veshtire te realizoheshin botimet e shkrimtareve tane. Megjithate Hasan Tahsini nuk hoqi dore nga mendimi i tij derisa u miratua alfabeti i shoqerise se Stambollit. Ai, ashtu si bashkekombasi i tij Naum Veqilharxhi, me alfabetin e tij te veeante deshi t'u tregonte jo vetem popullit te vet, por edhe opinionit te huaj se shqiptaret, sie kane gjuhen e tyre te lashte, historine dhe kulturen, duhet te kene edhe alfabetin.

 
PapucjaData: E Diel, 10.17.2010, 9:26 PM | Mesazhi # 2
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Ndersa K. Kristoforidhi, P. Vasa, S. Frasheri, e lani Vreto kontribuan per alfabetin e shqipes, duke propaganduar sistemet e tyre shkrimore, por duke qene edhe iniciatore te mbledhjeve te organizuara per kete problem.

Gjysma e dyte e shekullit XIX karakterizohet me perpjekje te njepasnjeshme, duke u mbledhur ne kryeqytetin e Perandorise Osmane, ne Stamboll per 13 vjet rresht, deri sa me vendim te Komitetit te Stambollit u caktua nje komision per hartimin e alfabetit te perbashket te shqipes, me kryetar eruditin Sami Frasherin. Ne perberje te tij ishin atdhetare te flakte, personalitete politike, kulturore, zeri i te cileve degjohej per punen e bere ne te mire te atdheut te tyre. Keshtu ne muajt e pare te vitit 1879 komisioni i alfabetit filloi punen. Atdhetaret pjesemarres qe kishin edhe bindjet e tyre shkencore, diten te dallojne e'eshte e mire per atdheun e tyre e efare e demton ate. Prandaj ne punen e tyre i karakterizoi toleranca dhe mirekuptimi. Dhe pas nje pune jo te lehte, me polemika dhe debate arriten te na jepnin ate alfabet qe njihet me emrin Alfabeti i Stambollit. Ne fillim dhe me pas nga disa ithtare te tij, ai u emua shume dhe nisi te shtrihej gjithandej jo vetem te shqiptaret e mergimit, por edhe ne Shqiperi, kryesisht ne ate Jugore. Alfabeti i Stambollit standardizoi problemin se shqipja kishte 36 fonema dhe alfabeti i saj duhej te kishte po aq shkronja. Gjithashtu ai vendosi renditjen e tyre, ashtu sie i kemi sot. Por nuk ngjau ashtu sie u mendua. Simpatia ndaj ketij sistemi shkrimor filloi te lekundej. Organe te ndryshme te shtypit kerkojne nje alfabet tjeter, mbeshtetur plotesisht ne alfabetin latin. Goditjen me te rende, per mendimin tone, ia dha publicisti i njohur Faik Konica. Por edhe arbereshet e Italise pothuajse bene te njejten gje. Jeronim de Rada nuk e pelqeu nje sistem te tille dhe vazhdoi te shkruaje me sistemin shkrimor te tij qe e perpunoi disa here. Edhe Dhimiter Kamarda ne gramatiken e tij ne doreshkrim qe i perket kesaj periudhe, vazhdoi te botonte me alfabetin e tij, duke bere ndonje ndreqje.

Dy shoqerite e Shkodres "Bashkimi" (1899) dhe "Agimi" (1901) jo vetem qe nuk e perfillen nje alfabet te tille, por secila hartoi sistemin e vet shkrimor, mbeshtetur ne ate latin, e para nisur nga parimi se nje foneme mund te paraqitej edhe me dy shkronja, ndersa e dyta nje tingull-nje shkronje. Keshtu ne kete periudhe mbeten tri sisteme shkrimore: alfabeti i Stambollit, i "Bashkimit" dhe i "Agimit".

Keto rrethana shpejtuan punen dhe nxiten atdhetaret shqiptare qe kete problem, tashme teper shqetesues, ta zgjidhin ne nje kohe sa me te shkurter. Perpjekjet, kryesisht, ne fillim te shekullit XX, qe U bene per te gjetur nje rruge zgjidhjeje, nuk dhane rezultatin e deshiruar. Nismen per t'u mbledhur nje kongres dhe per te zgjidhur eeshtjen e alfabetit te perbashket te shqipes e mori klubi "Bashkimi" i Manastirit ne gushtin e vitit 1908. Ai vendosi qe te mblidhej nje kongres qe t'ia jepnin "mbarim kesaj se madhe nevoje per bashkimin e shqiptareve ne nje abe."

Thirrja e Kongresit te Manastirit u mireprit nga forcat atdhetare shqiptare si nje ngjarje me rendesi ne fushen e kultures kombetare te popullit shqiptar, por edhe si ngjarje me rendesi te madhe politike.

Shume letra dhe telegrame moren organizatoret e Kongresit, ku falenderonin per nje nisme te tille, por shprehnin edhe mendimet e tyre per problemet qe do te diskutoheshin, qe ky forum te merrej edhe me eeshtje te tjera qe ishin shume te ngutshme per t'u zgjidhur. Keshtu pretendimet ndaj Kongresit te Manastirit, me kalimin e kohes, po rriteshin, duke kaluar nga kerkesa kulturore ne kerkesa politike.

Kongresi i Manastirit i filloi punimet me 14 nentor 1908 dhe vazhdoi deri me 22 nentor te po atij viti. Perberja e delegateve ishte heterogjene, pasi krahas personaliteteve te njohura ne fushen e kultures, ishin ftuar edhe patriote dhe aktiviste te levizjes sone kombetare. Moren pjese 50 delegate: 32 me te drejte vote dhe 18 pa te drejte vote. Kongresi zgjodhi drejtuesit e tij prej gjashte vetesh: Mithat Frasheri, kryetar i Kongresit te Manastirit, Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi nenkryetare, Hile Mosi, Thomas Avrami dhe Nyzhet Vrioni sekretare. Duke qene se Mithat Frasheri erdhi me vone, per ate kohe qe mungoi, e drejtoi veprimtarine Gjergj Qiriazi. Ardhjen e M. Frasherit e pershendeti sekretari i Kongresit Hile Mosi, i cili vleresoi edhe Frasherin, qe ka nxjerre burra te tille te vlefshem. M. Frasheri iu pergjegj, "duke rrefyer sherbimet qe i ka bere Shkodra gjuhes shqipe dhe vleren qe kane shkodranet se me nje kohe kur gjuha jone eshte e ndaluar dhe kerkund gjetke s'kendohesh shqip, ne Shkoder shqipja punohesh dhe perdoresh prej nje shumice te madhe ".

Dy ditet e para te Kongresit sherbyen per t'u njohur kerkesat e delegateve dhe me propozimet e tyre, eka lejoi qe te gjendej nje emerues i perbashket per shume eeshtje per te cilat ishte mbledhur Kongresi. Gjithashtu u shfaqen mendime se ne cilin alfabet duhej mbeshtetur, efare parimi te zbatohej: nje tingull-nje shkronje, sie e zbatonin ne alfabetet e tyre ai i Stambollit dhe i Agimit, apo te pranoheshin edhe dyshkronjeshat, sie i kishte shoqeria "Bashkimi".

Pra vemendja e kongresisteve u perqendrua ne tri alfabetet e permendura me siper.

Per ta zgjidhur problemin e alfabetit te shqipes, ne diten e trete te Kongresit, u zgjodh nje komision i perbere prej 11 vetesh: Gjergj Fishta kryetar, Mithat Frasheri nenkryetar, Luigj Gurakuqi sekretar dhe N. Mjeda, G. Cilka, Dh. Buda, B. Topolli, S. Peci, Gj. Qiriazi, Sh. Kolonja dhe N. Vrioni anetare. Raporti i shkronjave te ngjashme ne mes te tri alfabeteve ishte i tille: 36/12 alfabeti i Stambollit dhe i Agimit; 36/20 i Stambollit dhe i Bashkimit; 36/20 i Agimit dhe i Bashkimit. Shkronja te perbashketa ishin 19.

Ne rrethana te tilla, ashtu sie propozonte L. Gurakuqi, per t'i mos qare zemra askujt, u vendos qe te hartohej nje alfabet i ri. Puna u perqendrua ne zgjedhjen e shkronjave, pasi dy eeshtje ishin pranuar me kohe: mbeshtetja ne alfabetin latin dhe se alfabeti yne duhet t'i kishte 36 shkronja. Pas diskutimesh dhe debatesh per njerin ose tjetrin variant u pelqye qe te merreshin dy alfabete "abe ja e Stambollit dhe me te bashke edhe nje abe th jesh latine qe te mesohen e te perdoren bashkarisht ne mes te shqiptarevet." Miratimi i dy alfabeteve nuk i shqetesoi delegatet. Ata e konsideruan kete zgjidhje nje fitore te madhe qe arriti t'i bashkonte shqiptaret dhe keshtu t'u jape nje shtyse te fuqishme gjuhes dhe shkolles shqipe. Dhe gezimin e tyre e shprehnin ne diskutimet qe bene. "Lirija" e Selanikut shkruante: "Dom Ndre Mjeda me urtesi te madhe foli dhe tregoi se shqiptaret qenkan te zotet qe edhe te bashkohen dhe te punojne se bashku sikunder q'i rrefen kjo mbledhje e Manastirit".5

Komisioni arriti te zbatonte ndryshimet: alfabetit te Stambollit iu bene pese ndryshime, duke ndryshuar pak fizionomine e tij, mbasi rriti numrin e shkronjave latine, por duke ruajtur parimin nje tingull**Kujdes**nje shkronje, ndersa alfabeti tjeter pranonte edhe dyshkronjeshat. Alfabeti me baze latine kishte kete strukture: 25 shkronja te thjeshta latine, dy shkronja me shenja diakritike (e dhe e) 5 dyshkronjesha te ndertuar me faringalen h (dh, sh, th, xh, zh) 2 me qiellzoren j (gj e nj) 2 shkronja te dyzuara (ll e rr).

Komisioni, i kryesuar nga ate Gjergj Fishta, arriti ta zgjidhte problemin, i cili prej kaq e kaq vitesh u end neper rruge e shtigje, shume here edhe me sakrifica te medha. Vete koha, nder te dy alfabetet zgjodhi ate qe kemi sot, i lehte dhe i thjeshte si ne te shkruar, ashtu edhe ne shtyp. Me te drejte shkrimtari yne i mirenjohur Ismail Kadare, ne promovimin e dy veprave te tij "E bija e Agamemnonit" dhe "Pasardhesit" ne Shkup tha: "Alfabeti i sotem i shqipes eshte i mrekullueshem, i eshte pershtatur shume mire gjuhes shqipe. Ai i qendroi kohes, alfabeti i perkryer, i unifikuar, i bashkuar. Alfabeti i shqipes mbeshtetur ne ate latin ishte rrjedhoje e kultures latine".

Arritjet e Kongresit te Manastirit zgjuan interesin dhe vemendjen e diplomateve te huaj, te akredituar ne shtetin e Gadishullit Ballkanik. Raportet e tyre japin mjaft te dhena per situaten e krijuar ne Manastir, ku mbizoteroi mirekuptimi ne mes te shqiptareve se cilet ishin elementet qe i bashkuan ata.

Per burimin dhe autoret e alfabetit te sotem ka pasur polemika pas Kongresit te Manastirit. Ne shtypin e paraluftes mbizoteronin kryesisht dy teza: e para, alfabeti i sotem eshte ai i shoqerise "Bashkimi", i perkrahur nga ithtaret e tij dhe e dyta, eshte alfabeti i shoqerise "Agimi". Por per kete eeshtje duhet te kemi parasysh parimin qe u ndoq dhe ngjashmerine e shkronjave. Alfabeti yne ndjek ate parim qe zbatoi alfabeti i shoqerise "Bashkimi" qe nje foneme mund te paraqitej edhe me bashkimin e dy shkronjave. Ne kete rrafsh alfabeti yne perkon me ate te "Bashkimit", por ne ngjashmerine e shkronjave nuk eshte i njejte, pasi ka 11 ndryshime. Edhe perkrahesit e shoqerise "Bashkimi" nje gje te tille e kane pranuar. Keshtu alfabeti yne u mbeshtet ne nje tradite, pati si orientim disa zgjidhje te alfabeteve te kohes dhe se fundi u udhehoq nga parimi i zbatuar ne alfabetin e shoqerise "Bashkimi", perfaqesuar nga Gjergj Fishta ne perqendrimin e dyshkronjeshave, qe patjeter duhet te kete luajtur rol vendimtar. 6

Kongresi i Manastirit ishte rrjedhoje e gjithe perpjekjeve te atdhetareve tane per levrimin e gjuhes dhe te shkrimit shqip, i vete rritjes te ndergjegjes kombetare te popullit shqiptar. Ai qe nje faqe e ndritur e kultures sone qe u tregoi opinionit vendes dhe evropiane se eeshtjet e kultures ishim ne gjendje t'i zgjidhnim vete, pa pasur nevojen e nderhyrjes se te tjereve. Pati te drejte eajupi, kur thoshte: " Alfabeti duhet te zgjidhet prej nesh".Por jo gjitheka shkoi mire pas Kongresit te Manastirit. U organizuan mitingje dhe antimitingje ne mbrojtje ose kunder alfabetit te sotem. Por edo gje qe vinte ne kundershtim me ate qe miratoi Kongresi i Manastirit ishte e kote. Turqit e rinj u perpoqen shume ta pengonin perfaqesimin e alfabetit latin, por ishte vone. Populli shqiptar e mbrojti alfabetin e sotem, si shkencor, i thjeshte dhe praktik. 95 vjet e vertetuan efikasitetin e tij, duke mbetur keshtu sistem i vetem shkrimor i shqipes.

 
Forum » Njohuri të përgjithshme ---> » Gjuha SHQIPE => Ma e mira ndër ma të mirat » Rreth rruges se alfabetit te gjuhes shqipe (Gjuha Shqipe)
Page 1 of 11
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "