E Hënë, 11.25.2024, 5:59 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Mes luleve (Hevzi Zeqiri)
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 8:04 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Mes luleve (Hevzi Zeqiri)

Teksa ishte natë mendonte t’i vizitonte lulet buzagaze. Me të prekur dielli bahçen e tij, doli dhe u shtri mes tyre. Kishte rënë me shpinë përtokë ku kënaqej me atë që e kishte. Bahçja ishte e madhe por diçka mungonte. Ngaqë mendonte se nuk ishte gjithçka në rregull filloi të ndërtojë gjëra të bukura mu nga ajo gjendje. Lulet filluan të rriten e të bëhen mure. Lëngu i tyre u bë ujëvarë, gjethet u bënë letër, rrënjët laps e trungjet e tyre u bënë shtylla. Ndërtoi pallat të madh me tavane e dritare të bukura. U rrit edhe orkestra, nuk e zinte pallati. Artikulimin e tingujve e bënte vet, kënaqej me ato. Ashtu i shtrirë mu në mes të pallatit, i shërbenin robëreshat. Shpesh here e shpëtonte botën nga armiku.
I radhiti të gjithë ushtarët. Të gjithë të hipur në kalë, me shpata të mëdha sa ushtari i armikut. Të gjithëve u buzëqeshnin populli i tij. E fitoi luftën dhe më askush nuk ia kthente urdhrat. U kthye në pallat, u shtri mu ashtu si kishte qenë para lufte. Filloi të qetësohet në tingujt e operës hapësinore. Pallati sa shkonte e zgjerohej derisa pushtoi gjithë botën me hatanë e tij të mirësisë. Një i varfër i kërkoi një grosh ai i dha një deve të arit. Dal nga dal doli për dritaret e pallatit gjerë e gjatë. Filloi të shikojë nëpër dritaret e shtëpive nga sa kanë e si kanë, çka bëjnë e si bëjnë, pse bëjnë. Një plak i varfër, qëndronte në dritare dhe nuk kërkonte nga orkestra bujare. Madje asnjë tingull. E pyeti: “Po ti?” I tha: “Nuk dua.” E pyeti: “Pse?” Iu përgjigj: ”Më mjafton kjo që kam.” Atëherë i tha shpirti i tha: “Qofsh i kënaqur këtu në shtëpinë tënde. Unë kënaqem me mendjen time”. Plaku: “Ku je ti?” Shpirti: “Mes luleve.” Plaku: “Qofsh i kënaqur mes luleve, u kënaqsha mes universeve.”

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "