E Hënë, 11.25.2024, 5:35 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Një fragment jete (Arlind Farizi)
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 8:06 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Një fragment jete (Arlind Farizi)

U takuam në pakohësi dhe ti më dhe dritën që kër¬ko¬va. Mbase vetëm vendi i takimit kishte qenë rastësi, gjithçka tjetër ishte shkak i kërkimit të vazhdueshëm. Ndje¬ja dëshirë të papërthyeshme që këtë njeri ta mbaj afër, shumë afër. Sikur të kisha pritur 1001 netë për këtë takim, sikur kisha ëndëruarr për këtë çast... Sado që njohjet, afri¬met e shpesh¬ta, premtimet e lehta, kishin diçka dome¬thë¬nëse, diçka shpre¬së¬dhënëse. Biseda filloi të shndërrohet në rrjedhë freskuese të lumit pranveror. Kur e shihja në sytë e saj smeralde kisha etje për t’u zhveshur nga gjithçka egoiste dhe këmbëzbathur të shkelja mbi dashurinë, sepse pas kësaj arratie të trupit vinte ajo që nuk e kishim përjetuar. Në fakt ç’ishte ajo që duhej ta përjetonim?, nuk isha në gjendje të dalloj çka po provoj; keqardhje apo dashuri të dështuar.
Ajri, si të ishte i përbërë nga grimca qetësie, lëvizte nëpër rrugët e ngushta të shtruara me gurë, në pragjet e dyerve, në dritaret e mbyllura po lajmëronte se dita po mbaron. Na kishte mbetur edhe pak kohë për t’u ndarë, si dy ishuj, kurse mua s’më pritej deri nesër sepse nuk besoj në të nesërmen.
Muzgu që lëshohej ngadalë të lente përshtypjen e një trëndafili të madh që mbulonte qiellin. Dielli që po perën¬donte prapa shpatullave, rreth flokëve formoi një aoreolë. Kishte po atë portret që e kanë shenjtoret – engjujtë. Pata frikë se do të ngjitet drejt qiellit dhe pavetëdije e shtrëngova ashtu si shtrëngojmë diçka që të mos na ikë. Nga kjo sjellje idiotike bëra një grimasë neverie në fytyrë dhe me vështirësi përtypa lëmshin e turpit. Por,... sytë e saj nuk më dhanë as qortimin më të vogël. Përkundrazi një e papritur lexohej në to. Papritmas flokët e saj më fishkëlluan fytyrën me butë¬sinë e tyre. Prisja nga çasti në çast të më rrihnin krahët e erës dhe të shpërthente kënaqësia, isha në lektisje që të përhumb e të ronit. Ndjehej erë intime. Në atë moment imazhi ngritej si një flamur triumfi, por vështrimet e fosforta që më frynin në shpirt dhe më zhveshnin harenë deri në lakuriqësi më detyronin të ngrej flamurin e bardhë. Po kapitulloja para vetvetes, zemra rrihte e hutuar dhe s’pyeste mendjen. Rrija ende i alivanosur nga hashashi erotik sa s’mundja të merrja me mend ato flugerë dhimbjesh të buzëve të puthura dy¬pa¬lësh. Në këtë botë të mbushur me arromën e virgjër të misterit të natës sikur po “tradhëtonin“ me pavetëdije njëri-¬tjetrin duke provuar një kënaqësi të panjohur që na e jepte shkrirja e vështrimeve, apo ishte një “tradhëti“e brendshme që ridhte nga tundimi i natyrës. Ajo ishte natyrë, kishte bukurinë dhe vetminë e natyrës. Ishte prej ajri, prej toke, prej uji, prej dielli e qielli, prej Jete dhe vdekjeje,... Qetësia që kishte mbështjellë vreshtat dhe shtëpitë të shtynte të mbështesje ballin mbi ndonjë xham dhe të men¬doje për jetën e cila me shkurtësinë e saj të mohon shumë gjëra që njeriu nuk duhej ti lë pa i provuar. Ishim në një stinë të papërsëritshme kur provonim DASHURINË– fragmentin më të gjërë të jetës...

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "