E Hënë, 11.25.2024, 5:52 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
"Drita që shuhej ngadalë"
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 8:11 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
"Drita që shuhej ngadalë" - Besnik Shaqiri

Ishte e dielë. Një ditë e ngrohtë. Kaltërsia e qiellit të zhdukte hidhërimin dhe të bënte të gëzueshëm sikur asnjë ditë tjetër. Rrezet e diellit i bënin fëmijët si të çmendur nga gëzimi i madh që kishin për pranverën. Bashkë me dritën e verdhë të diellit, në rrugë kishin dalë edhe fytyrat e zverdhura të fëmijëve. Të gjithë luanin. Topat e pista të baltës ishin lodrat e tyre të dashura. Vetëm Agimi nuk luante. Rrinte i strukur në një skaj të rrugës. Ishte i trembur. Nuk fliste asgjë. Fjalët e tij të vetme ishin dridhjet e buzëve. Sytë i kishte të ngulitur në tokë sikur shihte diçka, por mendja e tij ishte diku larg, shumë larg . . .! Shkollimi i tij nuk zgjati mbi katër vjetë. Vetëm dhjetëvjetë e shijoi ngrohtësinë e nënës, kurse babai përfundoi në një aksident të rëndë trafiku.
Nuk kujdesej askush për atë voglush fytyrëtretur e sylodhur. Skaji i rrugës së mëhallës ishte bërë shtëpia e tij ditore, kurse natën . . . !? ishte i tëri i traumatizuar. S`i afrohej askush, sikur kishte ndonjë sëmundje ngjitëse. Mendjehumbur e truplodhur. Ishte nën mëshirën e Zotit. Nuk ishte nëna më, që ta mbulonte trupin e vogël me jorgan dhe ta zinte gjumi më shpejtë duke e ledhatuar, e as babai që e çonte në shkollë çdo mëngjes. Ditët numëroheshin, por jo për një plak të sëmurë nga kanceri, po për jetimin që ishte i shtrirë në rrugë. E vetmja ngrohtësi ishin rrezet e diellit të pranverës në mëngjes. Dielli perëndoi. Bashkë me dritën e diellit u tretë edhe fytyra e tij e verdhë dhe gjysmë e vdekur. Dita e nesërme e pranverës filloi me një dritë jete me pak !

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "