e Enjte, 11.28.2024, 9:58 PMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Njeriu perballe jetes mbetet gjithmone nxenes
PapucjaData: E Diel, 10.17.2010, 9:16 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Njeriu si krijese vjen ne jete i paditur, i pazhvilluar, i paorjentuar dhe pa njohuri te c'faredolloji. Gjersa ai fillon te rriten fillon te c'fletoje nje nga nje fletet e diturise, te zhvilloje intelektin e tij, te krijoje horizonte te reja dhe te mos ndikohet thjeshte nga instinkit. Duke patur parasysh qe njeriu eshte i paraprire per te patur aftesi arsyetuese si rezultat i aftesise per te komunikuar ai arrine te ngirhet nje nivel me lart se krijesat e tjera ne kete bote. Aftesia per te arsyetuar i jep atij mundesine per te eksploruar, per te pare e menduar ndersa ai eshte aktor ne skenen e jetes.

Gjate zhvillimit ai fillon te krijoje instinkte qe i japin atij mundesi per te vendosur se c'fare eshte e mire dhe c'fare eshte e keqe, c'fare eshte e drejte dhe c'fare eshte e gabuar. Te gjitha keto instinkte fillojne te zhvillohen gjersa njeriu c'fleton librin e njohurive te jetes. Me kalimin e kohes dhe rritjen e kapacitetit te arsyetimit te tij ai mundet qe edhe ti ndryshoje disa nga keto konceptime pasi arrine te kuptoje se qendrimi i tij/saj per nje c'eshtje nuk eshte ai me i arsyeshmi dhe me rritjen e njohurive te tij rreth c'eshtjes ai arrin te krijoje edhe nje qendrim me te konsoliduar. Pra, qendrimi i tij dhe njohurite e tij/saj jane relative.

Duke patur parasysh natyren infinite te diturise ne kete bote me aftesite e kufizuara te diturise per njeriun ne konstatojme se njeriu mbetet gjithnje nje nxenes pasi ai nuk arrin kurre qe te realizoje perfundimisht librin e diturise. Nje nder njerzit me te ditur te botes qe ka jetuar ne shekullin e 20-te, Albert Ajnshtajn e ka konfirmuar me se miri dicka te tille. "Dy gjera nuk kane fund, gjithesia dhe injoranca e njeriut, per gjithesi nuk jam i sigurte per te paren." Ne te njejtat linja qendron edhe filozofi i lashte Grek, Sokrati kur deklaron se ai di vetem nje gje, qe s'di asgje, ne nje kohe kur ai ishte filozofi me i rendesishem i kohes se tij ne Greqine e lashte. Pra, duke bere nje konstatim midis aftesise se njeriut, kohes se tije per ta lexuar librin e diturise dhe madheshtise, volumit, dhe te dhenave te librit te jetes ajo qe njeriu arrin te njohe eshte nje "hic" krahasuar me te gjithe ate qe libri permban.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "