Papucja | Data: E Diel, 10.17.2010, 2:03 AM | Mesazhi # 1 |
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
| Mrizi i zanave - Gjergj Fishta Gjergj Fishta i përmblodhi lirikat në dy libra: Mrizi i Zanave dhe Vallja e Parrizit. Në librin e parë përfshihen vjershat atdhetare, kurse në të dytin vjershta më tepër me temë fetare. Te Mrizi i Zanave autori i këndon atdheut në disa variante: si dashuri deri në adhurim, si ankth e klithmë dhe si trashëgimi morale. Të gjitha këto shkrihen në një lirikë personale. Fishta i ngazëllyer, i këndon Shqipërisë me një ton burrëror, i këndon gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar. Që në fillim të librit Mrizi i Zanavetakohemi me disa poezi kushtuar Shqipërisë, dhe ndryshe nga rilindasit tjerë, të cilët i drejtoheshin atdheut ky e përdor emrin konkret «Shqipëri». Fishta në fillin ndalet te përshkrimi gjeografik i Shqipërisë, duke i përshkruar fushat, luginat, lumenjtë, malet me pyje, bjeshkët me shkëmbij e kullota, njësoj siç vepronte Naimi te Bagëti e bujqësi. Fishta i këndon një shteti etnik, ose më mirë thënë një gjysmë shteti politik dhe Fishtës nuk i mbetet gjë tjetër, por i drejtohet zanës «më thuaj të vajtoj apo të këndoj». Ky është vargu më tragjik në përmbledhjen Mrizi i zanave. Thuajse në të gjitha poezitë kushtuar Shqipërisë, Fishta e paraqet Shqipërinë si një «mbretëresh» e cila e mban kokën lartë, karshi shteteve tjera të Ballkanit dhe këtë përparësi ia ka caktuar e kaluara, luftërat e pandërprera për liri. Nga përshkrimi i bukurisë mahnitëse e Shqipërisë, Fishta kalon tek ana shpirtërore, te vyrtitet e popullit shqiptar. Sipas Fishtës, shqiptari nuk duron mbret dhe kral të huaj. Kur mbaron kjo valë e himnizimit të Shqipërisë , Fishta kalon te vlerat tjera kombëtare, te gjuha amtare që është një dhuratë tjetër e shtrenjtë. Atë e krahason me këngën e zogut të verës, me freskimin e blerimit të prillit, me valën ledhatuese të bregut të detit, mirëpo kjo gjuhë kaq e ëmbël, kaq e mirë dhe e dlirë, siç thoshte Naimi, ajo di të jetë e sertë edhe si gjëmimi i rrufeve, si shtërngata e detit, apo si ajo e tërmetit. Fishta u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që t`i dalin zot kudo qofshin ato, në malësi apo në qytete, në gjirin e natyrës apo në peisazhin urban, gjuha shqipe nuk meriton të nëpërkëmbet, sepse atë na e kanë lënë trashëgimi, me këtë gjuhë ka komanduar Skëndërbeu, andaj edhe Fishta e do njësoj gjuhën dhe atdheun e bashkë me këto edhe flamurin kombëtar, me zemër e mendje e dashuron Shqipërinë, madje për Shqipërinë mendon edhe natën. Ai ndjehet i dëshpëruar për një hile që i bëhet popullit shqiptar nga forcat evropiane, andaj zëri i tij shndërrohet në kushtrim, me klithma dhe parandjenjë se, e humbëm Janinën, shkoi Manastiri, Dibra dhe e thërret popullin që të ngrihet në këmbë, t`i dalin zot flamurit kombëtar. Në mbrojtje të atdheut Fishta i fton edhe të vdekurit, sepse edhe ata nuk duan të jenë indiferent ndaj copëtimit të Shqipërisë. Pëmbledhja Mrizi i Zanave përmbyllet me poezinë Lulja e vyshkur, një krijim poetik me vlera shumë, por kritikën letrare e ka vënë në dilemë se: kjo poezi a është ndonjë poezi filozofike, meditative, apo është poezi dashurie. Nëpërmjet kësaj poezie pasqyrohen raportet mes qiellit dhe tokës, jetës dhe vdekjes. Këtu kemi tri shkallë të kohës: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Motivi është harrimi, si të dënohet harrimi dhe medikamenti më shërues është puna. Njeriu lind jeton dhe vdes, mirëpo puna ose vepra vazhdon edhe pas vdekjes. Kjo është porosia e poezisë.
|
|
| |