E Hënë, 11.25.2024, 6:34 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Vallja e yjeve dhe Ylli I zemrës
PapucjaData: E Diel, 10.17.2010, 2:20 AM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Vallja e yjeve dhe Ylli I zemrës - Lasgush Poradeci

«Vallja e yjeve» (1933) ka këtë strukturë ciklore: 1. (Në vend të parafjalës) Zog`i Qiejve, 2. Vallja e Qiellit, 3. Vallja e Dherit, 4. Vallja e Yjeve, 5. Vallja e Përjetësisë, 6. Vallja e vdekjes, 7. Kur nuk ndjehesh fare mirë. Libri «Ylli i Zemrës» ka këtë strukturë: 1. Zemra e Qiellit, 2. Zemra e Dherit, 3. Zemra e jetës, 4. Zemra e Përjetësisë, 5. Zemra e Vdekjes, 6. Kush ma njohu dhembshurinë.
Në dy librat e tij poetikë «Vallja e Yjeve» dhe «Ylli i Zemrës», zotërojnë lirikat e dashurisë. Lasgushi i këndon dashurisë jo si emocion, por si fuqi themelore jetësore, si fuqi tokësore e qiellore. Por, thellësia e saj zbulohet në botën njerëzore. Poezia e dashurisë së Lasgushit mbështetet në një koncept shoqëror dhe moral, që del nga jeta e vendit dhe nga tradita popullore. Të kësaj natyre janë vjershat «Kroj i fshatit tonë» dhe «Balladë», ku dashuria këndohet nëpërmjet kryepersonazheve Trimit dhe Vashës. Vasha në poezinë e Lasgushit është motër, shoqe, grua. Vjershat tjera me motiv erotik janë: «Kroi i fshatit tonë», «Baladë», «Fryn veriu në mal të thatë», «Vallja e luleve», «Kush ta fali bukurine». Në këto poezi jepen skena idilike, pasqyrohen zakone, shfaqen kostume, gjallërohet para syve tanë atmosfera lirike e ëmbël ose e zjarrtë e fshatit shqiptar. Kemi kështu, takimet e vashës me trimin te kroi e te mulliri, bisedat e ndrojtuar, pikëllimet e ndarjes, ankthin e pritjes. Ai gati nuk e paraqet anën e vuajtjeve shoqërore, jetën e rëndë të shtypjes e të shfrytëzimit si Migjeni, por na paraqet anën idilike, duke e ngjallur harenë. Dashuria përshkruhet si një «llaftari», mall që zor se gjenë kënaqësi në jetë, dhe që ndjell dëshpërim. Vasha e zemrës i qëndron larg poetit. Ajo shkëlqenë si «vetëtimë», si «yll», shfaqet si një mirazh që magjeps, por që nuk arrihet. Shkaqet e vuajtjes nga dashuria paraqiten në mënyrë konkrete. Në një rast është mërgimi, që e ndanë djalin nga vasha, tjetër arsye se prindërit e fejuan vashën ku deshën vetë («Malli», «Rri me shëndet»).
 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "