E Premte, 11.29.2024, 0:04 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhes shqipe
PapucjaData: E Diel, 10.17.2010, 9:20 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Gjuha shqipe dhe balsamosja e saj nji anash‑shenim per kongresin e drejtshkrimit te 1972

Kujtuen se shqipja esht nji gjuhe aq e perkryeme sa mund te quhej e vdekun, keshtu qi vendosen me e balsamose ne nji Kongres i cili do te shihte dy emisaret e saj kryesor: gegnishten dhe tosknishten jo si dy lumenj te vrullshem, por si nji liqen n'amulle, qi s'merr jete prej kerkah, perveese prej letrareve te regjimit e prej perkthimeve te kontrollueme. Letraret dhe perkthimet e meparshme, domethane eka kishte zanafillen e vet qysh prej vjetit 1555 e deri m'at dite, u balsamosen e u bene objekte muzeale, qi lejoheshin me u vizitue vetem prej me te besueshemve, mbasi rreziku i infektimit ishte i madh. Por na e dijme mire se nji liqen qi s'ka me premje kthehet shpejt ne nji kenete. Ne kete menyre u shkrue dhe u vulos: kena keneten tone, te rrethueme e te kontrollueme me se miri. E kjo kenete pat edhe kukuvacat e veta qi i kukuvitshin pa pre tane asaj bukurije. E per me u ndejte besnik joneve (versi, cri) e zeneve etologjike te Anastas Kulluriotit, kishte edhe shtaze tjera qi "grunisnin, majmunisnin, shesherisnin, kukonin, krakarrisnin e papagallonin".

Parulla e Kongresit ishte: "Nji komb nji gjuhe" ‑ e tue kene se behej fjale per nji komb te shkaterruem nga ana morale dhe materiale, atehere ketij kombi qi jetonte me shpirtin ne perbaltjen komuniste i duhej dhane jo nji gjuhe lumejsh te vrullshem, por nji gjuhe kenetash te turbullta. Treguesi agogjik i kesaj muzike te emendunish ishte i shkruem prej kreut te Partise: tempo di marcia dhe andante maestoso, e kangetaret s'mungojshin, sidomos ne formacione korale. Pra: "nji komb nji gjuhe" (edhe Hitleri ne 1933 kishte si parulle "nji Popull, nji Fehrer, nji Reich") e gjithe kjo per me induktue nji entuziazem te marre, nji fure irracionale, qi do t'i jepte ze ndjenjave me te ulta e veseve me te turpshme t'nji populli. Demi i madh i fenomeneve patologjike te shoqnes esht qi, edhe kur flaka e marres shuhet e prej nendheut del rishtas turpi, e keqja e kryeme nuk shlyhet, bile tendenca esht me i dhene te drejte qytetarijet.

Logjika qi udhehoqi Kongresin e 1972 ishte kjo: jena vetem kunder te gjitheve, duhet disipline e sakrifice, duhet pune e vetmohim, jena te forte (na e kena elirue Shqipnen!), jena nji popull ushtar e si te tille duhet te veshena njilloj, te mendojme njilloj, te ndiejme njilloj e edhe te shkruejme e te flasim njilloj. E u pa, kur u rrezue komunizmi kanonik, qi logjika e totalitarizmit jeton vetem ne saje te imoralitetit te masave, te cilat nuk ndergjegjesohen plotesisht as atehere kur evidenca objektive flet qarte.

Pra merret vesht pse gjuha duhej "bashkue" arbitrarisht, ne menyre qi kur ajo te flitej mendja te shkonte menjihere te Partia: krijuesja e edo te mire. E vetmja gjuhe qi te kuptohej duhej te ishte gjuha e Partise, gjuha e unitetit kombetar, gjuha e njesuar, gjuha me te cilen Enveri shkruente veprat e tija sa terheqese aq edhe te sinqerta. Edhe sot qi statuja e rrepte e Enverit nuk mbikqyre me Skenderbeun e strukun mbi kale, sot qi veprat e tija jane shpernda andej kendej nder njerez te besuem, sot qi Kushtetuta e 1976 esht shfuqizue... logjika e gjuhes se tij mbijeton.

Aq esht e vertete sa qi deri tashti vee nji apo dy te perkohshme kam ndie se pranojne me botue ne gegnisht, a thue se kane frike qi kjo e folme mos t'i ngjisin murtajen faqeve te tyne te pastra e mos t'i dalin mellajt (lat. bubone) nen stjetullat e tyne qiellore, ku intrigat e flligshtija nuk kane gjete kurre nji strofull te sigurte. Gjithkah mbijeton shpirti konformist, mbizotnon plogshtea intelektuale qi merr si nji t'vertete te paluejtshme dhe dogmatike, pra pa qendrim kritik, kete "fitore" te kohes se socializmit, mbijeton shpirti skllav e i perulun i intelektualeve. Por e njajta logjike zotnon edhe ne politike: ne keto vjete komunizmin e kane urrye dhe e kane dashte vetem ne menyre komuniste. Shihet pra se ajo eka ka kerkue me realizue Partia esht arrit me se mirit, e kjo merite i duhet njohte edhe "levave" te saja te binduna, atyne qi u paguejshin per vargje dhe kapituj, e qi sot mund te shiten rishtas, por vetem me peshe.

Logjika e realitetit pasqyrohet ne logjiken e gjuhes, pra per me pasqyrue drejt logjiken e realitetit socialist duhej fabrikue nji gjuhe e pershtatshme, prej se ciles duheshin zhduke termat e botes se vjeter, diftongjet e atyne qi ishin anmiqt e perbetuem te komunizmit, shejat e fese se Krishtit (jo kot dikush e quejti gegnishten "gjuha Krisht"), duhej zhduke deri edhe nji menyre e foljes (verbum): paskajorja ose infinitivi, qi te kujton lirine. Si mund t'u lente ne kambe infinitivi kur edo gja ne Shqipne ishte e kontrollueme prej policeve dhe spijujve te paguem apo vullnetar, aq me teper kur "infiniti" si aspirate ishte ndrydhe, mbyte, zvogelue, kufizue ne nji jete qi s'ishte me: me jetue paskaj, por nji: une jetoj i zorshem, sot per neser. E keshtu perfunduem tue i paraqit te huejve nji fjalor ku foljet gjinden ne kohen e tashme te menyres deftore, ne veten e pare njajes, gja te cilen bejne edhe gjuhe te tjera, te vdekuna vee. Por ne qofte se ato gjuhe kane vdeke vedit, shqipen e ka mbyte (ose e ka be shterpe, qi esht njilloj si me e pase mbyte) Kongresi i 1972.

Se si ka vdeke shqipja t'a tregojne gazetat shqiptare, te cilat jane per kah ana gramatikore si nji fushe shalqijsh mbasi i ka kalue per midis nji bande jenieeresh te eartallisun. Prej kesaj fushe, merret vesht, perjashtoj te gjitha ato gazeta ne te cilat une nuk botoj! Por s'mund te perjashtoj te gjithe ata qi botojne ne nji kohe qi do t'bejshin mire me frekuentue, pse jo, nji kurs gjuhet shqipe per te huej. Ne fund te fundit, nuk esht krejt faji i shkrivanave e i kalemxhijve qi hane buke tue masakrue gjuhen e Gjon Buzukut e te Frangut te Bardhe, tue dhunue rregullat e Aleksander Xhuvanit e te Kostaq Cipos, unjisimi ne tavoline e ka be shqipen nji esperanto qi per me u zhvillue e me u pershtate do te lypin dere me dere nder gjuhet e tjera: fjale, shprehje, shamje e ofshamje.

Me mbrojte gjuhen e unjisueme me zor esht si me mbrojt sot sistemin qiellor te Ptolemeut, e

keta jane aq fort te rranjosun ne realitetin toksor, sa qi mendojne se tane universi sillet perqark tyne dhe se kush i ka parapre s'ka dijte gja, e ne kete menyre behen avoketnit e pasioneve imorale e ndjeksit e vesit te lashte qi i detyron mos me mendue, por me zbatue ate eka te tjeret kane mendue per ta. Por na kena pase nji Faik Konica, nji Justin Rrota, nji Mate Logoreci, nji Shpend Bardhi, nji Karl Gurakuqi e nji Eqrem eabej, kena pase miq te huej si Holger Pedersen, Norbert Jokl, Carlo Tagliavini, Giuseppe Valentini. Sot fatkeqsisht nuk kena me yje te palevizshem ne qiellin e albanologjise qi me na diftue rishtas rrugen qi duhet me ndjeke. Prej nji aradhe njerezish te medhaj te nji tjeter kalojne disa dhetevjeeare, e na sot jena tue pertype buken e mbreme kahmot, te lagun me lot e me gjak. Por s'pakut, edhe pse nuk dijme zgjidhjen e kesaj eashtje, jena te sigurt ne menyre apofatike (negative) se kah nuk duhet me shkue. Ndersa talenti i atyne qi sot kacaviren nder sofizma qesharake, esht shume me inferior sesa detyra qi i kane ve vetes: me mbrojte me edo kusht te pambrojtshmen: gjuhen e unjisueme me direktiva partijet.

Ne keta pesedhete vjetet e fundit shqiptaret, me fort se kurre, jane privue prej forces se arsyes, emimi i se ciles rregullohej me dekrete shtetnore dhe ruhej mos te kalonte standardet e mediokritetit. Mbi te gjitha u mberrit qi njeriu te zdeshej prej nji karakteristike esenciale: te hiqte dore perfundimisht prej shkendijes se mbrame te krenise qi me pase nji opinion personal, nji mendim te pamvarun e pse jo edhe te kundert me ate te tjereve.

Ne kete menyre u predikue edhe ideja e shtetit, jo si nji mjet qi i sherben shoqnes, por si nji lak qi perhere e me fort shterngohet ne fyt te njeriut, si nji qellim ne vete qi me dekrete vendos te ardhmen e individit e te kolektivit, te artit e te gjuhes, te kenjes e te asgjasimit total.

Kjo ishte ideja qi u krijue per shtetin, nji ide pa vertetse, e cila i shtyni shqiptaret me shkaterrue, sapo iu dha mundesia, vete shtetin e jo idene e gabueme rreth tij. Kjo gja ndodh tashti me gjuhen, pranohet me mire me prishe gjuhen sesa me hjeke dore prej nji ideje te lindun ne kryet e atyne qi deshten me e pa boten ne prizmin e vorfen e opak te unjisimit siperfaqsor e te dhunshem. Kjo esht e keqja e njerzve qi jane mesue me kene "raja", me kene te shtypun, e mendojne qi bota ndryshon vetem tue djege e tue vjedhe, e jo tue ndryshue vetveten nepermjet ideve qi i prejne njerezimit.

Te fillojme pra me konsiderue, te lire prej ketyne vjeteve propagande komuniste e post‑komuniste, demokrate e pseudo‑demokrate, qi gjuha e unjisueme nuk esht nji tabe, nuk esht nji realitet qi na e ka lane as Pirroja i Epirit e as Skenderbeu, esht thjesht nji mbeturine e pseudo‑shkences enveriane e staliniste. Gjuha e unjisueme, tash 30 vjet u randon jo gegeve dhe Gegnes, por vetem atyne qi e duen lirine e mendimit e qi s'pranojne idete e gatueme prej te tjereve, sidomos prej atyne qi idete i perftojshin ne llomshten e mbrendshme ku mungesa e shpirtit tkurrte edo t'mire natyrale. Te mendojme per nji ease se gjuha e unjisueme esht nji semundje qi i ka ra toskenishtes e gegnishtes, e na e dina qi semundja nuk esht gjendja jone normale. Mos t'harrojme se prej semundjet edhe mund te vdiset, ashtu sie mund te jetohet te gjymtuem dhe te sakatuem per tane jeten.

Gjuha shqipe esht murose me zi se Rozafa per me ndertue keshtjellen e mizorise e te paditunise se verbet njerezore, per te krijue dieka me te cilen diktatura do te mund te mburrej para brezave te ardhshem. Diktatura, kjo shfaqje e pereudnueme e njerezimit, qi perjashton edo krijimtari pozitive e te vetvetijshme (spontane), kerkoi me murose trashigimine me te bukur qi populli jone pat arrite me peshtue si prej otomaneve, ashtu edhe prej sllaveve e grekeve: gjuhen shqipe, toske e gege bashke, te pandashme e te dallueshme njiheresh, ashtu sie jeton edhe sot ne popull.

 
PapucjaData: E Diel, 10.17.2010, 9:21 PM | Mesazhi # 2
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Kongrei i Manastirit dhe alfabeti i gjuhes shqipe

Gjuha shqipe eshte e hershme, por fatkeqesia qendron ne faktin se ajo u shkrua shume vone. Kombi me deshiren me te madhe per te shkruar gjuhen e tij eshte penguar historikisht nga fqinjet dhe pushtuesit qe te kete nje alfabet te shqipes. Megjithate dokumente arkivore, te gjetura ne Arkivin e Vatikanit dhe ato greke, deshmojne se perpjekjet e shqiptareve per te pasur gjuhen e tyre kane qene shume te hershme.
Perhapja e shkollave dhe e mesimit te gjuhes shqipe, si edhe zhvillimi i kultures kombetare ne pergjithesi, shtruan ne rend te dites nevojen e caktimit te nje alfabeti te vetem.Zgjidhja e saj do te ndihmonte si ne levrimin e metejshem te gjuhes e te letersise shqipe, ashtu edhe ne konsolidimin e unitetit kombetar dhe te bashkimit politik te popullit shqiptar.Atdhetaret, qe perpiqeshin te bashkonin popullin, kishin perpara nje perearje ne popull qe shkaktohej nga: 1- politika eperea e sundoe e qeverise osmane; 2- struktura shoqerore feudale-fisnore ne Shqiperi; 3- drejtimet e huaja te grupeve te ndryshme fetare, te cilat perdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten ne vend te shqipes. Territori shqiptar ka qene i ndare ne 4 vilajete, ai i Kosoves, i Shkodres, Janines dhe i Manastirit, secili vilajet ka patur nga ndonje ose nga pak me shum figura me te cilet ne sot mburremi dhe do te mburremi edhe me teper sikur ta dime saktesisht menyren te veprimitarise se tyre.
Vet themeluesit te alfabeteve te ndryshem nuk ishin me faj qe pa bashkepunim krijonjin vepra individuale, sepse te rihej dhe te pritej kaq kohe d.m.th. deri me 1908-en ishte mekat dhe dobesi e madhe per letersine shqipe, sepse, rrethanat ishin te tilla qe ishte patjeter per te botuar libra dhe punime te ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk perparonte, shkolla nuk ecte perpara, punimet nuk do te kishin vleren e tyre pa nje alfabet te vetem. Ky pra ishte hapi i pare drejt bashkimit etnik duke pare nga nje aspekt.
cry Sunduesit qe po lanin duart e tyre me gjakun e shqiptareve vetem e vetem qe te shkaterrohej shqiperia ne pikat me te dobeta te nje shteti.:'(Ishte koha qe te thuhej MJAFT,mjaft se nje dit do ti denonte dhe vet historia. Ne ato kushte, shoqeria Bashkimi e Manastirit thirri me 14 nentor 1908 kongresin e pare te pergjithshem per diskutimin dhe miratimin e nje alfabeti te njesuar. Ne kete kongres ishin te pranishem 150 delegate, te ardhur nga te gjitha anet e Shqiperise, si dhe nga komunitetet shqiptare ne Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerike etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frasheri, i biri i Abdyl Frasherit. Mithat Frasheri ishte ne ate kohe redaktor i dy revistave qe botoheshin ne Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mesuese e shkolles se vashave ne Koree. Nenkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korea si dhe 11 anetare te tjere. Ne ate Kongres merrnin pjese shqiptare te fese myslimane, katolike, ortodokse, protestante, njerez te ditur dhe te gjithe erdhen se bashku, per arritjen e nje qellimi te madh kombetar. Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku te gjithe pjesemarresit, Kongresi vendosi me vote unanime te lene menjane alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhen shqipe vetem me alfabetin latin me 36 shkronja dhe qe perdoret deri me ditet tona.Ndre Mjeda, nje studiues jezuit, i thuri vargjet, ndoshta me te bukura gjuhes shqipe ne ate kohe: Ne Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga nje grup tregtaresh atdhetare myslimane shqiptare. Ne Shtypshkronjen e Manastirit ishin te punesuar 17 vete, te cilet punonin me nje makine te re elektrike, qe vihej ne levizje me dore, per te shtypur gazeten e perjavshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore. Petro Nini Luarasi eshte nje nga atdhetaret e shquar qe punoi per perhapjen e gjuhes shqipe ne rrethin e Korees. Qe drejtor i shkolles se djemve ne Koree. Petro Nini Luarasi shkonte fshati ne fshat per perhapjen e gjuhes shqipe gjate punes per krijimin e sistemit te tyre shkollor, atdhetaret shqiptare u ndeshen me tri probleme te medha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e te hollave dhe mungesa e mesuesve te shkolluar.. Shuma te vogla por te dobishme te hollash ishin mbledhur aty-ketu brenda vendit, Mirepo kishte fare pak mesues te shkolluar te gjuhes shqipe. Per ti bere balle kesaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri nje tjeter Kongres ne Elbasan, nga data 20 deri 27 gusht te 1909. Ne Kongres u vendos qe te themelohet "Shkolla Normale ne Elbasan" nje shkolle gjashtevjeeare per pergatitjen e mesuesve te rinj.. Kongresi i Elbasanit nxiti te gjithe shqiptaret te futnin gjuhen shqipe ne shkollat e huaja, te perhapura anembane Shqiperise. Me 18 nentor 1909 u be thirrja haptazi, "Per mbajtjen e Shkolles Normale te Elbasanit duhen, para, para e me shume para". Drejtori i pare i Normales ishte, Luigj Gurakuqi. Vite me vone kjo shkolle u pagezua me emrin e tij. Shkolla Normale u hap me dhjetor te 1909, me 143 nxenes. Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi te pregatiste pionieret e arsimit per Shqipnin qe po rilindte. Ne fund te vitit 1909, Qeveria turke ndaloi perdorimin e gjuhes shqipe me shkronja kombetare, ne te gjitha shkollat anembane vendit. Gjithashtu, nxori nje dekret, sipas te cilit gjuha shqipe do te shkruhet vetem me shkronja arabe. Protesta te ndryshme per perkrahjen e alfabetit latin u organizuan ne Permet, Kolonje, Tepelene, Frasher, Konice etj. Por turqit nuk deshen t'ia dinin. Atehere ne mars te 1910 u thirr Kongresi i dyte i Manastirit. Aty u vendos qe te vazhdoje perdorimi i alfabetit kombetar me shkronja latine dhe protestat kunder vendimit te padrejte te Qeverise Turke.
Duke qene se para Kongresit te Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pershtatjet e tyre, vendosmeria e delegate veper t'i kthyer syte nga perendimi ishte haptazi nje shpallje kulturore e panvaresise, gje qe nuk kaloi pa u vene re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatet e tyre sllave Shqiptaret trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlora, do nxitonin hapat per te shpallur mevetesine e Shqiperise me 28 nentor te 1912 Manastiri si qender e rendesishme ekonomike, u mundesoi disa familjeve shqiptare, te pasurohen dhe nje pjese te pasurise ta shfrytezojne ne dobi te veprave kombetare, sie ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them kete, sepse ky kongres zgjati rreth 10 dite dhe kerkonte shpenzime te medha, te cilat rrane kryesisht ne kurriz te familjeve te pasura, sie ishin ajo e Germenjeve, ne hotelin e te cileve e eLiriae, u mbajt kongresi ne fjale, si dhe ajo e Qiriazeve, familja me patriotike ne mbare kombin shqiptar dhe ne te gjitha epokat pas asaj te Frashellinjeve, prej te ciles fitoi frymezimin e saj kombetar dhe atdhetar.
eTe gjitha shkollat shqipe jane mbyllur pa pike meshire, kurse perpjekjet ngulmuese per ndalimin e gjuhes dhe zhdukjen e letersise shqipe nuk kane reshtur kurre. Gjendja e rende politike mirrte flake nga easti ne east. Tashme shqiptarizmi kishte shperthyer dhe nuk do ndalej me!e. Gjithsesi, debati per origjinen e gjuhes shqipe dhe se nga rrjedh ajo vazhdon edhe sot e kesaj dite mes albanologeve te degjuar ne bote dhe akademikeve shqiptar

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "