Ndersa K. Kristoforidhi, P. Vasa, S. Frasheri, e lani Vreto kontribuan per alfabetin e shqipes, duke propaganduar sistemet e tyre shkrimore, por duke qene edhe iniciatore te mbledhjeve te organizuara per kete problem. Gjysma e dyte e shekullit XIX karakterizohet me perpjekje te njepasnjeshme, duke u mbledhur ne kryeqytetin e Perandorise Osmane, ne Stamboll per 13 vjet rresht, deri sa me vendim te Komitetit te Stambollit u caktua nje komision per hartimin e alfabetit te perbashket te shqipes, me kryetar eruditin Sami Frasherin. Ne perberje te tij ishin atdhetare te flakte, personalitete politike, kulturore, zeri i te cileve degjohej per punen e bere ne te mire te atdheut te tyre. Keshtu ne muajt e pare te vitit 1879 komisioni i alfabetit filloi punen. Atdhetaret pjesemarres qe kishin edhe bindjet e tyre shkencore, diten te dallojne e'eshte e mire per atdheun e tyre e efare e demton ate. Prandaj ne punen e tyre i karakterizoi toleranca dhe mirekuptimi. Dhe pas nje pune jo te lehte, me polemika dhe debate arriten te na jepnin ate alfabet qe njihet me emrin Alfabeti i Stambollit. Ne fillim dhe me pas nga disa ithtare te tij, ai u emua shume dhe nisi te shtrihej gjithandej jo vetem te shqiptaret e mergimit, por edhe ne Shqiperi, kryesisht ne ate Jugore. Alfabeti i Stambollit standardizoi problemin se shqipja kishte 36 fonema dhe alfabeti i saj duhej te kishte po aq shkronja. Gjithashtu ai vendosi renditjen e tyre, ashtu sie i kemi sot. Por nuk ngjau ashtu sie u mendua. Simpatia ndaj ketij sistemi shkrimor filloi te lekundej. Organe te ndryshme te shtypit kerkojne nje alfabet tjeter, mbeshtetur plotesisht ne alfabetin latin. Goditjen me te rende, per mendimin tone, ia dha publicisti i njohur Faik Konica. Por edhe arbereshet e Italise pothuajse bene te njejten gje. Jeronim de Rada nuk e pelqeu nje sistem te tille dhe vazhdoi te shkruaje me sistemin shkrimor te tij qe e perpunoi disa here. Edhe Dhimiter Kamarda ne gramatiken e tij ne doreshkrim qe i perket kesaj periudhe, vazhdoi te botonte me alfabetin e tij, duke bere ndonje ndreqje.
Dy shoqerite e Shkodres "Bashkimi" (1899) dhe "Agimi" (1901) jo vetem qe nuk e perfillen nje alfabet te tille, por secila hartoi sistemin e vet shkrimor, mbeshtetur ne ate latin, e para nisur nga parimi se nje foneme mund te paraqitej edhe me dy shkronja, ndersa e dyta nje tingull-nje shkronje. Keshtu ne kete periudhe mbeten tri sisteme shkrimore: alfabeti i Stambollit, i "Bashkimit" dhe i "Agimit".
Keto rrethana shpejtuan punen dhe nxiten atdhetaret shqiptare qe kete problem, tashme teper shqetesues, ta zgjidhin ne nje kohe sa me te shkurter. Perpjekjet, kryesisht, ne fillim te shekullit XX, qe U bene per te gjetur nje rruge zgjidhjeje, nuk dhane rezultatin e deshiruar. Nismen per t'u mbledhur nje kongres dhe per te zgjidhur eeshtjen e alfabetit te perbashket te shqipes e mori klubi "Bashkimi" i Manastirit ne gushtin e vitit 1908. Ai vendosi qe te mblidhej nje kongres qe t'ia jepnin "mbarim kesaj se madhe nevoje per bashkimin e shqiptareve ne nje abe."
Thirrja e Kongresit te Manastirit u mireprit nga forcat atdhetare shqiptare si nje ngjarje me rendesi ne fushen e kultures kombetare te popullit shqiptar, por edhe si ngjarje me rendesi te madhe politike.
Shume letra dhe telegrame moren organizatoret e Kongresit, ku falenderonin per nje nisme te tille, por shprehnin edhe mendimet e tyre per problemet qe do te diskutoheshin, qe ky forum te merrej edhe me eeshtje te tjera qe ishin shume te ngutshme per t'u zgjidhur. Keshtu pretendimet ndaj Kongresit te Manastirit, me kalimin e kohes, po rriteshin, duke kaluar nga kerkesa kulturore ne kerkesa politike.
Kongresi i Manastirit i filloi punimet me 14 nentor 1908 dhe vazhdoi deri me 22 nentor te po atij viti. Perberja e delegateve ishte heterogjene, pasi krahas personaliteteve te njohura ne fushen e kultures, ishin ftuar edhe patriote dhe aktiviste te levizjes sone kombetare. Moren pjese 50 delegate: 32 me te drejte vote dhe 18 pa te drejte vote. Kongresi zgjodhi drejtuesit e tij prej gjashte vetesh: Mithat Frasheri, kryetar i Kongresit te Manastirit, Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi nenkryetare, Hile Mosi, Thomas Avrami dhe Nyzhet Vrioni sekretare. Duke qene se Mithat Frasheri erdhi me vone, per ate kohe qe mungoi, e drejtoi veprimtarine Gjergj Qiriazi. Ardhjen e M. Frasherit e pershendeti sekretari i Kongresit Hile Mosi, i cili vleresoi edhe Frasherin, qe ka nxjerre burra te tille te vlefshem. M. Frasheri iu pergjegj, "duke rrefyer sherbimet qe i ka bere Shkodra gjuhes shqipe dhe vleren qe kane shkodranet se me nje kohe kur gjuha jone eshte e ndaluar dhe kerkund gjetke s'kendohesh shqip, ne Shkoder shqipja punohesh dhe perdoresh prej nje shumice te madhe ".
Dy ditet e para te Kongresit sherbyen per t'u njohur kerkesat e delegateve dhe me propozimet e tyre, eka lejoi qe te gjendej nje emerues i perbashket per shume eeshtje per te cilat ishte mbledhur Kongresi. Gjithashtu u shfaqen mendime se ne cilin alfabet duhej mbeshtetur, efare parimi te zbatohej: nje tingull-nje shkronje, sie e zbatonin ne alfabetet e tyre ai i Stambollit dhe i Agimit, apo te pranoheshin edhe dyshkronjeshat, sie i kishte shoqeria "Bashkimi".
Pra vemendja e kongresisteve u perqendrua ne tri alfabetet e permendura me siper.
Per ta zgjidhur problemin e alfabetit te shqipes, ne diten e trete te Kongresit, u zgjodh nje komision i perbere prej 11 vetesh: Gjergj Fishta kryetar, Mithat Frasheri nenkryetar, Luigj Gurakuqi sekretar dhe N. Mjeda, G. Cilka, Dh. Buda, B. Topolli, S. Peci, Gj. Qiriazi, Sh. Kolonja dhe N. Vrioni anetare. Raporti i shkronjave te ngjashme ne mes te tri alfabeteve ishte i tille: 36/12 alfabeti i Stambollit dhe i Agimit; 36/20 i Stambollit dhe i Bashkimit; 36/20 i Agimit dhe i Bashkimit. Shkronja te perbashketa ishin 19.
Ne rrethana te tilla, ashtu sie propozonte L. Gurakuqi, per t'i mos qare zemra askujt, u vendos qe te hartohej nje alfabet i ri. Puna u perqendrua ne zgjedhjen e shkronjave, pasi dy eeshtje ishin pranuar me kohe: mbeshtetja ne alfabetin latin dhe se alfabeti yne duhet t'i kishte 36 shkronja. Pas diskutimesh dhe debatesh per njerin ose tjetrin variant u pelqye qe te merreshin dy alfabete "abe ja e Stambollit dhe me te bashke edhe nje abe th jesh latine qe te mesohen e te perdoren bashkarisht ne mes te shqiptarevet." Miratimi i dy alfabeteve nuk i shqetesoi delegatet. Ata e konsideruan kete zgjidhje nje fitore te madhe qe arriti t'i bashkonte shqiptaret dhe keshtu t'u jape nje shtyse te fuqishme gjuhes dhe shkolles shqipe. Dhe gezimin e tyre e shprehnin ne diskutimet qe bene. "Lirija" e Selanikut shkruante: "Dom Ndre Mjeda me urtesi te madhe foli dhe tregoi se shqiptaret qenkan te zotet qe edhe te bashkohen dhe te punojne se bashku sikunder q'i rrefen kjo mbledhje e Manastirit".5
Komisioni arriti te zbatonte ndryshimet: alfabetit te Stambollit iu bene pese ndryshime, duke ndryshuar pak fizionomine e tij, mbasi rriti numrin e shkronjave latine, por duke ruajtur parimin nje tingull**Kujdes**nje shkronje, ndersa alfabeti tjeter pranonte edhe dyshkronjeshat. Alfabeti me baze latine kishte kete strukture: 25 shkronja te thjeshta latine, dy shkronja me shenja diakritike (e dhe e) 5 dyshkronjesha te ndertuar me faringalen h (dh, sh, th, xh, zh) 2 me qiellzoren j (gj e nj) 2 shkronja te dyzuara (ll e rr).
Komisioni, i kryesuar nga ate Gjergj Fishta, arriti ta zgjidhte problemin, i cili prej kaq e kaq vitesh u end neper rruge e shtigje, shume here edhe me sakrifica te medha. Vete koha, nder te dy alfabetet zgjodhi ate qe kemi sot, i lehte dhe i thjeshte si ne te shkruar, ashtu edhe ne shtyp. Me te drejte shkrimtari yne i mirenjohur Ismail Kadare, ne promovimin e dy veprave te tij "E bija e Agamemnonit" dhe "Pasardhesit" ne Shkup tha: "Alfabeti i sotem i shqipes eshte i mrekullueshem, i eshte pershtatur shume mire gjuhes shqipe. Ai i qendroi kohes, alfabeti i perkryer, i unifikuar, i bashkuar. Alfabeti i shqipes mbeshtetur ne ate latin ishte rrjedhoje e kultures latine".
Arritjet e Kongresit te Manastirit zgjuan interesin dhe vemendjen e diplomateve te huaj, te akredituar ne shtetin e Gadishullit Ballkanik. Raportet e tyre japin mjaft te dhena per situaten e krijuar ne Manastir, ku mbizoteroi mirekuptimi ne mes te shqiptareve se cilet ishin elementet qe i bashkuan ata.
Per burimin dhe autoret e alfabetit te sotem ka pasur polemika pas Kongresit te Manastirit. Ne shtypin e paraluftes mbizoteronin kryesisht dy teza: e para, alfabeti i sotem eshte ai i shoqerise "Bashkimi", i perkrahur nga ithtaret e tij dhe e dyta, eshte alfabeti i shoqerise "Agimi". Por per kete eeshtje duhet te kemi parasysh parimin qe u ndoq dhe ngjashmerine e shkronjave. Alfabeti yne ndjek ate parim qe zbatoi alfabeti i shoqerise "Bashkimi" qe nje foneme mund te paraqitej edhe me bashkimin e dy shkronjave. Ne kete rrafsh alfabeti yne perkon me ate te "Bashkimit", por ne ngjashmerine e shkronjave nuk eshte i njejte, pasi ka 11 ndryshime. Edhe perkrahesit e shoqerise "Bashkimi" nje gje te tille e kane pranuar. Keshtu alfabeti yne u mbeshtet ne nje tradite, pati si orientim disa zgjidhje te alfabeteve te kohes dhe se fundi u udhehoq nga parimi i zbatuar ne alfabetin e shoqerise "Bashkimi", perfaqesuar nga Gjergj Fishta ne perqendrimin e dyshkronjeshave, qe patjeter duhet te kete luajtur rol vendimtar. 6
Kongresi i Manastirit ishte rrjedhoje e gjithe perpjekjeve te atdhetareve tane per levrimin e gjuhes dhe te shkrimit shqip, i vete rritjes te ndergjegjes kombetare te popullit shqiptar. Ai qe nje faqe e ndritur e kultures sone qe u tregoi opinionit vendes dhe evropiane se eeshtjet e kultures ishim ne gjendje t'i zgjidhnim vete, pa pasur nevojen e nderhyrjes se te tjereve. Pati te drejte eajupi, kur thoshte: " Alfabeti duhet te zgjidhet prej nesh".Por jo gjitheka shkoi mire pas Kongresit te Manastirit. U organizuan mitingje dhe antimitingje ne mbrojtje ose kunder alfabetit te sotem. Por edo gje qe vinte ne kundershtim me ate qe miratoi Kongresi i Manastirit ishte e kote. Turqit e rinj u perpoqen shume ta pengonin perfaqesimin e alfabetit latin, por ishte vone. Populli shqiptar e mbrojti alfabetin e sotem, si shkencor, i thjeshte dhe praktik. 95 vjet e vertetuan efikasitetin e tij, duke mbetur keshtu sistem i vetem shkrimor i shqipes.