Alfabetet e para Shqipe
| |
Papucja | Data: E Diel, 10.17.2010, 9:27 PM | Mesazhi # 1 |
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
| Alfabetet e para Shqipe Carl Faulmann nga Wiena e Austrisë, në pranverë të vitit 1878, botoi një libër me titull "Schriftzeichen und Alphabete" (Shkronjat dhe Alfabetet) në të cilin, përvec alfabeteve të shumtë të njohur deri ateherë, prezenton 4 alfabete nga shqipja. Në faqen 181 të botimit të tij të dytë të vitit 1880 qëndron kështu: "Shqipëtaret (ai thotë "albanese"), të cilët vetëquhen shqiptarë dhe nga turqit, sunduesit e tyre, të njohur si Arnaut, banojnë në pjesën me të madhe të Ilirisë së vjeter dhe Epirit, d.m.th. në bregdetin Adriatik, në lindje të kufizuar nga Pindus dhe prej Shkodre e deri në Korinth. Ne i gjejmë ata nga shek. 14 në Greqi, ku bëjnë një të pestën pjesë të popullsisë së përgjithshme. Gjuha shqipe shfaq një pamje enigmatike, që me gjuhët fqinje në asnjë mënyrë nuk ka ngjashmeri. Është e ndarë në dy dialekte, një verior Gegerishte dhe tjetrin jugor Toskerishte. E para shkruhet me shkronja latine, ndërsa e dyta me shkronja greke. Por, përvec këtyre ka edhe shkrime autoktone, të cilat përdoren nga disa rajone dhe familje dhe që lidhshmeria e ketyrë shkrimeve me shkrime të tjera është e izoluar, sic është edhe vetë shqipja. E, ato janë: 1.Shkronjat e Elbasanit 2.Shkronjat e Byta Kukjes 3.Shkronjat e Veso Bajos 4.Shkronjat shqip-greqisht Alfabeti i parë, i treguar këtu, gjendet në qytetin e Elbasanit dhe i cili kuptohet dhe përdoret edhe nga qyteti fqinj i Beratit. I dyti është zbuluar nga shqiptari me emrin Byta Kukje. Të tretin e mësoi, prej oborrtarit të tij, udhëheqesi i nderuar Veso Bajo, i cili po ashut ishte shqiptar" (Carl Faulmann). Alfabeti i Elbasanit kishte 53 shkronja. Nuk ka ngjashmeri me asnjë nga alfabetet e gjendura deri me tani. Alfabeti i Byta Kukjes ka 31 shkronja dhe po ashtu për nga ngashmeria është i izoluar. Alfabeti i Veso Bajos ka 22 germa dhe është i izoluar për nga ngjashmeria. Alfabeti shqip-greqisht ka 34 shkronja të cilat gati të gjitha janë greqisht, por me disa ndryshime. Mund ta quanim Alfabet grek të pervetesuar nga shqiptaret apo të "shqiptarizuar". Më shumë se 12 prej tyre janë të kombinuara, të cilat nuk gjenden në alfabetin grek. Pra te përshtatura nga shqiptaret për të folmen e tyre. Përktheu dhe përgatiti: Xhavit Muslija. Nilo Catalano dhe shkollat e hershme shqipe të Himarës Data e botimit: Thursday, 08 April 2004 Lënda: Shqipja Te dhenat historike tregojne se per tre shekuj ne fshatrat e Himares kishte shkolla shqipe. Keto shkolla qene te njekoheshme me ato, qe u hapen ne Shqiperine Veriore nga Bogdani dhe Budi dhe misionare te tjere katolike. Keshtu qe pas vdekjes se Skenderbeut dy kane qene qendrat koncentrike, ku mesohej gjuha shqipe ne formen e nje institucioni arsimor : Veriu i Shqiperise dhe Himara, shume shekuj me pare se sa te celej shkolla shqipe ne Korce. Nil Katalani (italisht : Nilo Catalano)ka qene dijetar italian. Ka lindur me 1637 ne fshatin e Sicilise, te quajtur Terra Di Massa. Ne moshen 22 vjecare veshi petkun e murgut bazilian ne manastirin e famshem te Grotaferrates afer Romes. Ne kete manastir ne shekuj meshonin arbereshe. Me vone Katalani u derguar ne manastirin bazilian te fshatit Munxifci, ku jetonin arbereshe si lektor dhe mesues i rishtarise, por dhe vikar i abatit. Ketu ky italian i Sicilise u natyralizua mrekullisht me gjuhen shqipe. Librat e Bogdanit, Budit dhe te Bardhit, krijuan nje magji te pashtershme mbi personalitetin e tij. Ne moshen 48 vjec Katalani u rikthye perseri ne manastirin e rinise. Ai nisi te shkruaje gjuhen shqipe me alfabetin tone te vjeter te Veriut, alfabet i tipit latin, i ftillezuar qe nga Gjon Buzuku me 1555. Para vitit 1677 ai dergohet nga Propoganda Fide ne brigjet e Shqiperise dhe konkretisht ne Himare. Aftesite e tij te medha gjuhesore, karakteri i tij erudit e bene Katalanin drejtuesin e misionit bazilian ne Himare. Ai i dashuroi si askush shqiptaret dhe gjuhen shqipe. Qe vetë Papa i Romes, që mori vendimin për ta çuar Katalanin në Shqipëri dhe madje e emëroi si Kryepeshkop të Durrësit më 4 janar 1693 në Kolegjin e Propagandës në Romë. Kishte me vehte nje shqiptar, te quajtur Filothe Zasi, 16 vjet me te ri se veten. U nisen me anije nga Lece ne Himare. Katalani u vendos ne Dhermi "vend i shendetshem dhe plot ujera" sic shkruhet ne relacion. Pervec Zasit shqiptar ate e shoqeronte dhe nje italian nga Friuli afer Venedikut, i quajtur Lorenc Mariotti. Qe te tre nisen te predikonin ne fshatrat e bregdetit, pastaj ne Dukat, ne Shen Vasil, ne Nivice, ne Terbac, ne Kuc, ne Zhulat, qe benin pjese ne krahinen e quajtur te Himares, e cila ne kete lak kohor permblidhte tere Laberine, me gjithsej 40 qendra te banuara, sic del ne dokumentet e shkruara te shekujve XI - XVII. Predikimi i ketij misioni te cuditshem behej ne gjuhen shqipe. Ai shkroi libra dhe manuale ne shqip. Ai sa zbriti ne Dhermi "krijoi shkollen e te rinjve dhe te femijeve duke i mesuar te gjitheve ne shqip Doktrinen e Krishtere". Dhermiu me 1694 kishte 1850 shtepi. Shkolla shqip e Katalanit kishte 80 nxenes, gje shume e madhe per kohen. Shkolla e Dhermiut kish nxenes nga Dukati dhe Terbaci, madje kishin ardhur nxenes per te mesuar shqipen edhe nga Vithkuqi, prane Korces, 5 dite udhe larg. Pervec shkrimeve biblike, nxenesit mesonin edhe arithmetiken dhe disa shkenca te tjera. Shkolle u ngrit edhe ne Himare, drejtuar nga shqiptari Filothe Zasi, por turqit e demtuan egersisht ne nentor 1694. Himara ne ate kohe kishte 1430 fryme. Katalani predikoi shqip edhe ne fshatin e Pilurit me 500 banore dhe ne fshatin Vuno me 600 banore. Ne Vuno Katalani u semur per vdekje. Paria shqiptare e Himares e mbronte Katalanin nga sulmet e peshkopeve greke te Janines. Kjo pari kish interes te ruante miqesine me italianet e viseve te Pulias pertej detit dhe donte ta kishte mire me Vatikanin. Eshte per tu habitur por edhe shqiptaret myslimane te kesaj krahine ishin te afruar ngushte rreth misionareve baziliane. Lorenci i shkruan Propogandes ne Rome se Nil Katalanin e semure vendosen ta dergonin ne Korfuz per mjekim. I hipen varkes ne Porto Palermo, por jo larg, i semuri vdiq ne duart e Zasit, pra qene te detyruar ta kthenin ne Dhermi dhe naten ta kalonin ne plazh. Ishte 3 qershor 1694. Nje dite me vone u ngjiten ne fshat, ku edhe e varrosen. Me 18 qershor 1694 pleqte e Himares i shkruanin Romes per kete fatkeqesi. U varros ne kishen e Shen Thanasit brenda Sancta Sanctorum. Mesuesi, sic e quanin pleqte e Himares u varros me tere veshjet peshkopale dhe u bene tere shpenzimet per pershpirtjen d.m.th me grure te zier dhe vere, qe u shpernda si dhe ne mosha te tjera sipas zakonit te vendit, ashtu sic i perkiste nje bariu te tille shpirteror. Letra dergohet nga Dhermiu. Midis atyre qe kane nenkruar eshte dhe protonoteri apostolik Zaharia Dimuci nga Himara, Dhimitri, protopape i Dhermiut si dhe Kristofor Nina po nga Dhermiu, i dekoruar si kavalier nga Papa dhe kolonel i Venedikut. Dokumenti ruhet ne Arkivin e Propogandes dhe eshte botuar per te paren here nga Nil Borgia. Nil Katalani eshte nje figure e madhe e kultures. Ai ka lene vepra gjuhesore te nje rendesie te vecante. Me 1831 Krispi shkruan se ne Biblioteken e Seminarit Shqiptar te Palermos gjenden ne doreshkrim Fjalori shqip-italisht si dhe italisht-shqip si dhe nje Sprove gramatikore me autor Nil Katalanin. Ne doreshkrimet e Katalanit Skiroi me 1918 permend edhe doreshkrimin e dy poezive me 8 vargje nga italishtja dhe doreshkrimin e kenges popullore shqiptare mbi Pal Golemin. Katalani eshte i pari nga folkloristet, qe ka mbledhur kengen e Pal Golemit, nga me te famshmet ne folklorin shqiptar. Studjuesi arberesh Nil Borgia ka thene se Katalani i hartonte vete librat ne shqip, i botonte dhe i shperndante falas. Nje nxenes i njohur i Katalanit, qe dhe Dhimiter Gjileku nga Dhermiu, qe sipas Neofit Radines, e shkruante ne menyre elegante gjuhen shqipe sepse ishte shqiptar. Ky Dhimiter e perktheu ne shqip Katekizmin. Ne shkollat shqipe te Himares ka punuar dhe nje Kostandin Onufri, i cili dergoi ne Palase Dr.Krisafidin, qe celi shkollen shqipe ne shtepine e Kapedan Lekes. Ne Dhermi kjo shkolle mbrohej nga ana e Kavalier Ninos. Me vone permendet ne Dhermi Kamil Xhovani, i cili dha mesim ne Dhermi, Himare etj. Por shkollat shqipe jane perndjekur egersisht dhe mallkuar, qofte nga Patriarkana e Stambollit, qofte nga dhespoti i Janines. Nje histori e nxjerre nga dokumentet e jep akademiku Dhimiter Shuteriqi "kur erdhi dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga prifti Kostandin Onufri, ju versul dhe e kapi nga mjekra brenda ne kishe te Dhermiut". Marrë nga një shkrim i dr. Moikom Zeqos me titull ”Motive nga eposi i çuditshëm i Himarës”, botuar tek gazeta Koha Jonë më 6 qershor 2003. Dokumenti i parë në shqip apo një bllof i madh? Data e botimit: Wednesday, 03 December 2003 Lënda: Shqipja Kështu shkruante midis të tjerash Ardian Klosi për gazetën Shekulli: "...mediat shqiptare në Shqipëri, Kosovë e diasporë kanë shpallur një sensacion: gjetjen e një dorëshkrimi të moçëm në gjuhën shqipe nga dr. Musa Ahmeti në Arkivin Sekret të Vatikanit. Dorëshkrimi thuhet se është i vitit 1210, është shkruar në pergamen në 208 fletë, i tëri në gjuhën shqipe, në dialekt të veriut nga njëfarë Theodor Shkodrani.
|
|
| |
Papucja | Data: E Diel, 10.17.2010, 9:28 PM | Mesazhi # 2 |
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
| Zbuluesi, doktor Ahmeti, që i ka filluar kërkimet e tij më 1995, ka rënë në gjurmë të tij në vitin 1998. Gjatë gjithë kësaj kohe gjer më sot ai nuk ka folur dhe komunikuar me askënd, por është marrë me transkriptimin e veprës, derisa tani, si e ka përfunduar këtë punë tepër të vështirë, sikurse thotë, iu drejtua mediave, duke dhënë intervista të shumta mbi zbulimin e tij. ...Drejtori i Muzeut Kombëtar ... i entuziazmuar flet për lashtësinë e gjuhës së shkruar shqipe, e cila pas këtij zbulimi "del e shkruar edhe para Luterit ose Dantes". Na ra në sy menjëherë, që në asnjërin nga organet dhe shpalljet e përmendura nuk botohet asnjë faksimile e veprës së Theodor Shkodranit. Në vend të saj riprodhohen faksimile veprash të tjera, bie fjala nga një dorëshkrim në pergamen i vitit 1274, ku thuhet se përmbahen dy vula zotërinjsh shqiptarë, Ëngjëllorëve dhe Dukagjinëve, ose nga një dokument i Arkivit të Dubrovnikut, i vitit 1284, ku përmendet për herë të parë gjuha shqipe ... Është për t''''u habitur që asnjë redaktor a botues i këtyre revistave nuk ka kërkuar fotokopje të një flete të origjinalit, për të pasur qoftë dhe një grimcë dëshmie. As drejtori i Muzeut Kombëtar, i pyetur, nuk ishte në gjendje të paraqiste ndonjë faksimile të origjinalit. Ndërkohë që dr. Ahmeti po lahet në dushet e lavdisë mediatike, neve, pas gëzimit të parë për këtë lajm të jashtëzakonshëm, filluan të na lindin disa dyshime për vërtetësinë e zbulimit. Çfarë e pengon doktorin që të botojë një fragment nga zbulimi i vet? Tani ai është krejt i tiji si zbulim, pra askush nuk mund t''''ia marrë më meritën, që ka dhënë këtë ndihmesë të pashoqe për historinë e gjuhës shqipe dhe të vetë Shqipërisë. Ky është argumenti i parë, i natyrës publike. E po kësaj natyre, ose më saktë e natyrës morale-publike, është edhe pyetja tjetër që na erdhi ndër mend shpejt dhe që po ashtu na i shton dyshimet: dr. Ahmeti nuk është emër i njohur filologu; deri tani nuk i kemi lexuar asnjë botim. Ai patjetër ka pasur vështirësi të mëdha, siç e pohon edhe vetë, për të deshifruar veprën e rrallë që i ka rënë në dorë. Përpara një gjetjeje të tillë është gati një detyrim moral, që t''''i drejtohesh një filologu të mësuar me tekste të vjetra të shqipes, për arsye se bëhet fjalë për një vepër që i përket në fund të fundit kulturës së krejt një kombi dhe ndihmon tej mase për shumë pikëpyetje që dalin nga historia e njohur e gjuhës dhe popullit shqiptar. Mirëpo doktor Ahmeti nuk i është drejtuar bie fjala, as Wilfried Fiedlerit në Berlin, as Bardhyl Demirajt në Mynih, as Eric Hampit ose Victor Friedmanit në Çikago, as Ardian Klosit në Tiranë, as Francesco Altimarit në Kozencë, as Italo Fortinos në Napoli; secili prej këtyre e të tjerë do ta kishin kthyer punën disavjeçare të dr. Ahmetit në punë disamujore, dhe pa ia hequr aspak meritën e zbulimit të parë. Të vimë tani tek argumentat filologjike që na i rëndojnë edhe më shumë dyshimet për vërtetësinë e zbulimit. Citojmë gjetësin: "I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me grafema latine; përveç që për tre grafema të shqipes janë përdorur grafemat greke (për shkronjat: "dh", "th" dhe "y"), i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut, që si i tillë paraqet mjaft vështirësi për t''''u lexuar". a. Nëse ky dorëshkrim është në dialektin e veriut kjo nuk përbën vështirësi, por lehtësi në të lexuar. Shumica e autorëve tanë të vjetër, të shekujve 16.-17. kanë shkruar në dialekte veriore të gegënishtes (Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani) dhe kjo traditë thuajse e vijueshme shkrimi e lehtëson mjaft leximin e çdo teksti të atyre kohëve në gegënishte. Kush lexon Buzukun, di t''''i lexojë menjëherë edhe të tjerët, aq më shumë që për këto ndihmojnë monografi të hollësishme si ato të Eqrem Çabej, Namik Ressulit etj. b. Gjetësi përmend tri grafema greke për dh, th dhe y, përveç atyre latine. Mirëpo për "ypsilon", edhe greqishtja edhe latinishtja mesjetare kanë po një grafemë, që është njësoj si karakter i vogël në të dyja gjuhët, siç e përdor edhe Buzuku. Ndërsa për dh-në, në qoftë se ka qenë grafema greke, përse përdor dr. Ahmeti në fjalinë e vetme që ka dëftyer deri tani (Mee ndihemmen xxe dessirnnee e phortee t''''Lummnumittee ?OT - e mbaronjj n''''vitee MCCX - ditnee e ix-t''''Marxxittee.: Theoodor Scodraanitee) grafemën e Buzukut, që nuk është aspak greke? c. Në këtë fjali dalin edhe një numër pikëpyetjesh, të cilat nuk i përgjigjen njohjes së deritashme të filologjisë në lëmin e teksteve të vjetra të gjuhës shqipe. Së pari, në asnjë autor të vjetër nuk gjejmë për fonemën f grafemën ph, siç na e jep dr. Ahmeti te fjala phorte. Madje edhe italishtja, nga vjen kjo fjalë në gjuhën shqipe, e shkruan me f. Ç''''arsye kishte Theodor Shkodrani të shkruante phortee? Vazhdojmë: në asnjë nga autorët e vjetër nuk shkruhet nihemen, por ndihmën. Në atë kohë grupet nd, ng, mb në gegënishte ende nuk ishin asimiluar në n ose m, një zhvillim që është i mëvonshëm (shih edhe shpjegimet etimologjike të Çabejt për fjalën ndihmë). Pra, kur ky grup as te Buzuku, Budi, madje as te Bogdani, që shkruante gjuhën e Shkodrës, nuk ishin asimiluar ende, si shpjegohet që ishte asimiluar te Th. Shkodrani tre shekuj më parë? Por jo vetëm kaq: Derisa autori në fjalë shkruan nihëmë për ndihmë, ai duhej të shkruante edhe maroj për mbaronj. Këtë nuk e bën, është si të thuash këtu më logjik.Vijojmë më tej: Zanoret dyfishe, siç jepen në fjalinë e përmendur të dr. Ahmetit, nuk kanë kuptim, sepse asnjëra nuk është në pozicion të gjatë. Në tërësi mund të thuhet se të gjitha fjalët janë të çuditshme, asnjëra prej tyre dhe asnjë grafemë nuk është ashtu siç mund të pritej. Kështu, përse shkruan autori për fonemën sh "ss" dhe për fonemën s "xx"? Te autorët e vjetër për sh, kemi "sc", çka është e natyrshme, pasi është modeli latin-italian, që do duhej ta kishte marrë, sikurse ta do mendja, edhe Theodor Shkodrani. Përveç argumentave publike-morale dhe atyre filologjike që rrjeshtuam, gjetja e doktor Ahmetit ngre edhe një numër pikëpyetjesh të natyrës historike-kulturore. Në atë periudhë Shkodra, atdheu i Theodorit në fjalë, ka qenë zonë e ndikimit ortodoks, të paktën me aq pak sa njihet nga dokumenta historikë, duke bërë pjesë në temën e Dyrrahiumit, deri në vdekjen e perandorit Manuel Komnenos (1143 - 1180), e duke rënë pas tij në duart e zhupanit të madh Stefan Nemanja, që e bashkoi me mbretërinë serbe. Pa u bërë zotërim i Venedikut, çka do të ndodhte në fund të shekullit 14., Shkodra nuk na jep asnjëlloj dokumenti a përmendjeje të hollësishme. Shkurt fjala, vepra e Theodorit ngjan me një ishull aq të izoluar dhe është kaq e pashoqe, sa dhe krahasimi me një kometë që feks papritur në qiellin e errët të dokumentacionit për Mesjetën shqiptare do të ishte me vend. Shtrohet edhe një tjetër pyetje e fundit: doktor Ahmeti na thotë se vepra e Shkodranit ndahet në tri pjesë që flasin përkatësisht për teologjinë, për filozofinë dhe për historinë e qyteteve shqiptare. Edhe po ta pranojmë pjesën e tretë, ç''''kuptim ka që një autor të shkruajë një vepër teologjike-filozofike në gjuhën shqipe, kur dihet se lingua franca për traktate të asaj kohe mbi këto fusha ishte thuajse vetëm latinishtja? Sikurse shihet nga gjithë sa parashtruam, në lajmin e bujshëm që ka marrë dhenë e botës mediatike shqiptare, ka dy mundësi: ose kemi të bëjmë me një bllof të madh dhe punën e një sharlatani filologjik, që ka arritur të gënjejë njëri pas tjetrin një numër redaktorësh, botuesish dhe persona(litete)sh të jetës shqiptare (të tilla bllofe ka pasur edhe më parë në jetën tonë kulturore, po kujtoj këtu librin e Zaharia Manjanit për "Fundin e misterit etrusk", librin "Enigma" që ka dalë para pak kohësh dhe të tjerë), ose kemi vërtet një zbulim të madh, por që ka rënë në duar të gabuara, pasi ajo më e pakta që mund të themi për autorin e zbulimit është se e paraqit kaq keq gjetjen e tij, sa ta bëjë krejt të pabesueshme. E fundit që bie në sy rreth kësaj ngjarjeje është heshtja e plotë e botës akademike shqiptare; e kam fjalën në radhë të parë për filologët dhe historianët që duhej të ishin prononcuar pa vonesë për t''''ia shpërndarë mjegullën kësaj pune. A ka lënë vërtetë një vakuum kaq të madh i ndrituri profesor Çabej, saqë askujt të mos i dëgjohet më zëri për punë të shqipes së vjetër? Autori i këtyre radhëve, duke u marrë fort shpesh me dorëshkrime të vjetra të shqipes, bën pjesë ndër ata që do të gëzoheshin më shumë nga të gjithë, sikur ky Theodor Shkodrani të kishte shkruar vërtet shqip në vitin 1210. Megjithatë, edhe në daltë kjo e vërtetë, asgjë nuk ia lëviz bindjen se mundimi i tij i lëvdueshëm në errësirën mesjetare të shekullit të 13. do kish pasë merituar duar më të fisme shqiptare për t''''ia nxjerrë në dritë sot, në shekullin e 21." ''Dokumente të vjetra në shqip''
|
|
| |
Papucja | Data: E Diel, 10.17.2010, 9:28 PM | Mesazhi # 3 |
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
| Në një intervistë dhënë Radios Europa e Lirë në gusht 2003, dr. Musa Ahmeti flet për zbulimin e dokumentave të vjetra të shkruara në gjuhën shqipe: "Bëhet fjalë për dokumenta, të cilat janë nga shekulli i XIII deri në shekullin e XX, të cilat ishin të pabotuara dhe të panjohura për studiuesin. Dokumenti më i hershëm, që ne kemi në dorë, është i vitit 1210 me autor Teodor Shkodranin, i cili është i tëri në gjuhën shqipe. Ndërsa në dokumentet në vazhdim është një dokument nga viti 1407, që e ka zbuluar kolegja Etleva Lala, dokument që ruhet në arkivin sekret të Vatikanit. Është dhe një fjalor etimologjik me terminologji detare nga viti 1595 me autor Julio Banoviq, që ruhet në Arkivin e Splitit. Dorëshkrim tjetër me mjaft peshë është "Ceta e Profetëve" e Bogdanit, e cila ruhet në një nga arkivat e Dubrovnikut. Pastaj kemi pesë tekste të botuara, por të panjohura nga albanologët, për shkak se nuk ishin bërë studimet e caktuara, me autor Zef Skiroin e vjetër, cili ka vdekur në vitin 1769. Pas kësaj kemi një dokumet tjetër nga viti 1704, që përmban 18 mallkime në gjuhën shqipe nga Kodiku i Kryeipeshkvisë së Shkodrës, i Antoni Jebabit, i cili nuk është i botuar dhe nuk është i njohur studiuesve. Këtë e themi me përgjegjësi të plotë. " "... analizat e bëra në disa laboratorë të specializuar për gjëra të tilla, saktësojnë se dokumenti (i Teodor Shkodranit) është shkruar në vitin 1210. Dhe kjo pos të dhënave të tjera, që janë të shkruara dhe i ka bërë autori me dorën e tij. Në mesin e analizave është bërë analiza e ngjyrës, e cila e dëshmon kohën e botimit me saktësi, është bërë analiza e stilit të shkrimit, që është stili beneventan, që dihet me saktësi se është përdorur në qytetet e bregdetit Adriatik e jo në vende të tjera dhe dihet me saktësi kur ka përfunduar ai stil. Njëherësh është bërë dhe analiza kimike e miniaturave dhe inicialeve, të cilat janë të praruara në flori. Është bërë analiza e mënyrës së përpunimit të tyre... Pos kësaj edhe përmbajtja e ngjarjeve emrave, dhe personaliteteve që përmenden aty janë të sakta. Dorëshkrimi është me autograf, që do të thotë e ka shkruar autori..." "Sa i takon anës së përgatitjes libri është gati për botim. Pritet që botuesi, revista "Ekskluzive", në një të ardhme shumë të shpejtë ta botojë. Ofertat janë marrë nga disa shtypëshkronja dhe pritet ajo më e favorshmja, pasi kërkohen kushte speciale për botim. Bëhet botimi fototipik, që do të thotë një me origjinalin, formati një me një. Dhe kjo që studiuesit të kenë mundësi të bëjnë krahasime, studime, vlerësime dhe saktësime. Njëherësh kemi bërë transkriptimin si dhe një koment, që është mjaft voluminoz. Vec kësaj dorëshkrimi ka zgjuar debate është e vërtetë dhe ne i kemi ndjekur me vëmendje të gjitha debatet. Mirëpo ka një paqartësi që lidhet me atë se si mund të bëhet debat për një gjë që studiuesit e tjerë nuk e kanë pasur në dorë. Ata flasin me hamendje, dhe më e keqja është se flasin për autorin, për të cilin kanë pak ose nuk kanë fare të dhëna. Ngatërrohet shpeshherë Teodor Shkodrani me Teodor Skutariotin. Këta janë dy personalitete krejt të ndryshme të botës shkencore e kulturore të mesjetës. Derisa i pari është shkodran, shkruan në gjuhën shqipe, i dyti është nga Iskydar i Grukës së Dardaneleve të Bosforit. I pari ka dhe vepra në gjuhën latine e greke, por janë fare të panjohura." Krahaso me atë që dr. Musa Ahmeti kishte shkruar në shtator 2002: "...Rëndësi të veçantë ka edhe fakti se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra, mjaft i njohur në rrethet shkencore-kulturore të kohës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bizant, Romë, Raguzë, etj. Autori, Teodor Shkodrani, në fund të dorëshkrimit të tij na ka lënë të dhëna shumë të çmuara për veten e tij, për origjinën dhe për përgatitjen profesionale. ...Të shtojmë që pos këtij dorëshkrimi në gjuhën shqipe, në Arkivin Sekret të Vatikanit dhe në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, të po këtij autori ruhen me dhjetra dorëshkrime në gjuhët greke dhe latine, të cilat nuk janë botuar deri më sot. Tematika e këtyre dorëshkrimeve është e ndryshme, por dominon ajo teologjike dhe historike. Ka edhe disa përkthime dhe redaktime të veprave të autorëve antikë. " Dr. Musa Ahmeti e mbyll intervistën e tij duke thënë: "Kemi një dorëshkrim nga Manastiri i Grota Feratës, i cili është po ashtu i shekullit të XIII. Kodiku është i tëri në gjuhën greke, por ka një faqe e gjysmë në gjuhën shqipe me shkronja latine. Atë së shpejti do ta botojmë, është në përgatitje e sipër. Këtë nuk e kemi gjetur ne të parët, fillimisht për të ka shkruar Mit''''hat Frashëri në gazetën e tij "Dituria" në vitin 1927. Është e pabesueshme që studiueve tanë i ka shpëtuar një gjë e tillë. Jemi në hulumtim e sipër, bëjmë kërkime shkencore, ajo që na shtyn të shpresojmë se ka edhe botime më të vjetra është një e dhënë që ofron vetë Teodor Shkodrani, në fund të dorëshkrimit të tij, ku ka bërë një bibliografi të punimeve të shfrytëzuara për pjesën e tretë të dorëshkrimit të tij, Historinë. Ka shfrytëzuar 34 autorë, në mes të tyre 5 autorë janë shqiptarë me tituj veprash shqip. Janë anale ose kronika në gjuhën shqipe, por ne nuk kemi gjurmët e sakta se ku ndodhen këto dokumenta. Mbetet që hulumtimet e ardhshme ta dëshmojnë një gjë të tillë. " 95-vjetori i Kongresit të Alfabetit në Manastir Nga Inxh. Saimir Lolja - Monday, 24 November 2003 ...Kongresi nëntëditor vendosi me votë të plotë që shqiptarët të linin mënjanë alfabetin e Stambollit me dhjetë shenjat e tij të veçanta dhe ta shkruanin gjuhën e tyre vetëm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar në Manastir përmbante 36 shkronja e ndërthurje shkronjash latine... Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit (1210) I gjetur në Vatikan, ai është botimi më i vjetër i njohur deri tani i gjuhës Shqipe. I tëri është në pergamen dhe ka 208 faqe. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me shkronja latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut. Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në faqet 1r-97r mbi teologjinë; faqet 98r-146r mbi filozofinë dhe faqet 147r-208r mbi historinë. Ndërsa në fund, autori ka firmosur vetë duke shkruar: Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t'''' Lummnummitt ZOT e mbaronjj n''''Vitte MCCX dittn ee IX t'''' Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE. Rëndësia e këtij libri (që nuk është abetare) është se tregon që ka patur shkrues, botues dhe lexues te shkolluar te Shqipes në vitin 1210. Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844) Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) është teksti më i hershëm Shqip i shkruar me një alfabet origjinal. Autor është Gregori i Durrësit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojës, i cili qëndroi pesëmbëdhjetë vjet në Elbasan para hartimit të dorëshkrimit. Ai u përpoq të shkruante në një gjuhë të përbashkët që ta kuptojnë shqiptarët nga krahinat e ndryshme. Një gjë bie në sy në Dorëshkrimin Elbasanas: Ka shumë pak fjalë të huaja, vetëm tri fjalë latine dhe shtatë fjalë turke. 59 faqet e përkthimeve biblike në Dorëshkrimin Elbasanas përmbajnë 6113 fjalë të shkruara në një alfabet prej 40 gërmash: 35 gërma të zakonshme dhe 5 gërma të rralla. Shumica e gërmave të këtij alfabetit janë krijime të reja pa ndikim të gjuhëve dhe të alfabeteve të popujve fqinjë. Në kapakun e Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve gjëndet një vizatim dhe afër dymbëdhjetë fjalë të shkruar me një alfabet i cili ndryshon krejtësisht nga alfabeti i dorëshkrimit; por i pa zbërthyer akoma. Alfabeti i Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili është një sistem grafik i ndërlikuar prej 52 gërmash që u përdor në mënyrë sporadike në Elbasan nga fundi i shekullit XVIII. Alfabeti i Kodeksit të Beratit (1764-1798), një dorëshkrim prej 154 faqesh. Në faqen 104 gjejmë dy radhë Shqip të shkruara me një alfabet origjinal prej 37 gërmash të ndikuara nga glagolishtja. Nga Gjirokastra kemi një alfabet tjetër nga fundi i shekullit XVIII ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili është një sistem grafik prej 22 gërmash, por pak i përhapur. Një alfabet tjetër i shpikur në jugun e Shqipërisë është ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shënimeve gramatikore greqisht-shqip të vitit 1801 për t''''i mësuar shqip grekërve. Gjuhën shqipe e shkroi me një alfabet origjinal prej 30 gërmash në bazë të latinishtes dhe të greqishtes. Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846) nga Korça prej 33 gërmash të botuarai në abetare e tij Shqipe në vitin 1844. Jehona e këtij alfabeti, i cili i ngjan një lloj armenishtje kursive, ishte e pakët. Kjo periudhë njëqindvjeçare 1750-1850 ishte një kohë shumëllojshmërie shkrimesh të habitshme në Shqipëri. Me të gjithë, gjuha shqipe u shkrua me DHJETë ALFABETE: shtatë alfabetet origjinale të lartëpërmendur si dhe përshtatjet pas vitit 1850 të alfabeteve latin, grek dhe arab. është për t?u çuditur që kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe të mbijetonte me një madhështi të tillë letrare. Egzistenca e tyre çjerr poshtërsinë me të cilën u ndesh delegacioni Shqiptar në Kongresin e Berlinit më 1878 ku iu tha në vend të JO-së për shtetin Shqiptar se: nuk mund të ketë komb pa gjuhë të shkruar. Ndërkohë që kishte jo një, por 10 alfabete që mund të përzgjidheshin e zbatoheshin. Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 Nëntor 1908) Atdhetarët që përpiqeshin të bashkonin popullin kishin përpara një përçarje në popull që shkatohej nga: 1- politika ?përça e sundo? e qeverise osmane; 2- struktura shoqërore feudale-fisnore në Shqipëri; 3- drejtimet e huaja të grupeve të ndryshme fetare, të cilat përdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten në vend të Shqipes. Në ato kushte, shoqëria Bashkimi e Manastirit thirri më 14 Nëntor 1908 kongresin e parë të përgjithshëm për diskutimin dhe miratimin e nje alfabeti të njësuar. Aty ishin të pranishëm 150 delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga bashkësitë shqiptare në Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikë e gjetkë. Ata zgjodhën si kryetar Mithat Frasherin, të birin e të shquarit Abdyl që kishte kryesuar mbledhjen në Prizren. Përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike Gjergji Qiriazi u zgjodh nënkryetar, kurse prifti protestant nga Korça Grigor Cilka mori pjesë bashkë me të në Komisionin e Alfabetit të përbërë prej 11 vetësh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollës së Vajzave në Korçë, shërbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate në Manastir dhe e para grua në histori që mori pjesë në një forum gjithëshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, një misionare amerikane në Korçë, e pranishme aty si vezhguese, shkruante për poetin Gjergj Fishta: Kumtesa më e mirë u mbajt nga një prift katolik nga Shkodra, fjalët e të cilit bënë që dëgjuesve t''''u rridhnin lotë; një hoxhë u prek aq shumë, saqë rendi ta përqafonte para gjithë të pranishmeve. Kongresi nëntëditor vendosi me votë të plotë që shqiptarët të linin mënjanë alfabetin e Stambollit me dhjetë shenjat e tij të veçanta dhe ta shkruanin gjuhën e tyre vetëm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar në Manastir përmbante 36 shkronja e ndërthurje shkronjash latine. Duke qenë se para kësaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave apo përshtatje të tyre, vendosmëria e këtyre delegatëve për t''''i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi nje shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që shkaktoi kundërveprime të ashpra nga qeveria osmane, sllavët dhe kisha ortodokse e grekërve. Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe mësoi të fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën Shqipe ai nuk vinte gjë tjeter. Ndër komb'''' tjera, ndër dhena tjera ku e shkoj jetën tash sa mot, veç per ty rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë, qi jam tue ndie janë të bukra me temel; por prep? këjo, si diell pa hije, për mue t?tanave ju del. Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave Shqipe. Por shpejt qeveria osmane i mbylli të gjitha shtypshkronjat shqipe. Më 1911, Hoxhson, përfaqesuesi i Shoqërisë Biblike të Kostandinopojës, raportonte: Të gjitha shkollat shqipe janë mbyllur pa pikë mëshire, kurse përpjekjet ngulmuese për ndalimin e gjuhës dhe zhdukjen e letërsisë Shqipe nuk kanë rreshtur kurrë. Gjendja e rëndë politike mund të marrë flakë nga çasti në çast. Tashmë shqiptarizmi kishte shpërthyer dhe nuk do ndalej më! Shkrimi është mbështetur edhe në botime përkatëse të mëparshme. Përgatitur nga Saimir Lolja Nën-Prof. Dr. PEng. Nëndor 2003
|
|
| |
|