E Premte, 04.19.2024, 7:11 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Gjuha Shqipe ---< Letërsi ---> » Letërsia e Moderne » Letërsia e Moderne në Kosovë (Fillimi dhe zhvillimi)
Letërsia e Moderne në Kosovë
PapucjaData: E Martë, 09.14.2010, 0:25 AM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Kosova

Pjesa e letërsisë shqiptare që zhvillohej në Kosovë, kishte afërsisht këto shenja paradalluese: e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare, ajo pothuajse nuk ishte fare në kontakt me të dhe nuk ishte e informuar për atë që ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar. Edhe para luftës, në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mbase edhe mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve '30, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri. Pas luftës, në vitet '50, krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë, për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur), fare pak vepra nga fondi letrar i traditës si dhe përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.
Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin dhe Hivzi Sulejmanin. Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve '30, ndërsa i dyti solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh "Njerëzit I" dhe "Njerëzit Il", si dhe "Fëmijët e lumit tim". Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.
Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve '50 e sidomos me emrat: Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti. Ndërsa në prozë dallohen: Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja, Musa Ramadani etj. Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të tyre. Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat kombëtare shqiptare. Kështu e pësuan rreptë nga kjo çensurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe këtu) etj.
Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Murat Isakut, Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Resul Shabanit, Adem Gajtanit, Agim Vincës, Din Mehmetit etj. Vlen të përmendet dhe një personalitet i shquar i kulturës, Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Kadaresë), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.

 
Forum » Gjuha Shqipe ---< Letërsi ---> » Letërsia e Moderne » Letërsia e Moderne në Kosovë (Fillimi dhe zhvillimi)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "