Juga e bardhë - Forum
E Hënë, 12.05.2016, 5:24 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » " Analiza" => vepra letrare të analizuara » Jakov Xoxa » Juga e bardhë (Petro Marko)
Juga e bardhë
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 9:34 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Juga e bardhë - Jakov Xoxa

Në këtë roman mjaft voluminoz preket epoka e transferimit socialist të Shqipërisë, që do të zgjasë për afër pesëdhjetë vjet. Është një kohë kur komunistët shqiptarë që erdhën pas lufte në pushtet, donin të kryenin ndryshime radikale në jenë shoqërore dhe politike të vendit. Lëndën e trajtuar në këtë vepër autori e merr nga aktualiteti i kohës, nga periudha e kolektivizmit, kurse ngjarjet edhe në këtë rast vendosen në Myzeqe, konkretisht në kooperativën e Pirganit. Tema e romanit është tendenca për pengimin e realizimit të planeve të pushtetit dhe mbarëvajtjen e rrjedhave të koncipuara nga forcat burokratike. Poashtu janë edhe prezente tematika nga lufta për emancipimin kombëtar, orvatjet për tejkalimin e raporteve të prapambetura shoqërore etj.
 
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 9:34 PM | Mesazhi # 2
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Juga e Bardhë (analizë)

Romani voluminoz Juga e bardhë u botua në vitin 1971 dhe trajton problematikën e fshatit myzeqar në kohën e kooperativave dhe të transformimeve në fshatin shqiptar të pasluftës. Është menduar edhe si vazhdim i romanit "Lumi i vdekur" në projektin ciklik prej pesë romanesh të autorit. Ndonjë prej personazheve nga "Lumi i vdekur" do të vazhdojë të jetë bartës i ngjarjeve dhe në këtë roman.
Dukurinë e deformimeve në administrimin e atëhershëm të fshatit, që është shtyllë kryesore e ngjarjes, Jakov Xoxa do ta paraqesë përmes personazhit negativ Kiu Koroziut, kryetar i kooperativës. Është po ajo fuqi treguese e autorit të madh që u shqua tek romani i parë "Lumi i vdekur", por ndërhyrja e tij tani në rrjedhat e ngjarjes, në ndërtimin dhe veprimet e personazheve, në zgjidhjet fabulare etj. është më e pranishme dhe njësoj si te shumica e romancierëve të kohës. Edhe Jakov Xoxa, deformimet e atëhershme të sistemit do t'i zbresë në shkallë të drejtorëve të vegjël apo shumë-shumë te ndonjë drejtor më i madh e më i rëndësishëm. (Përjashtim më vonë do të bëjë guximi i Dritëro Agollit që tek romani "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", do të arrijë të fokusojë personazh nga radhët e ministrave).

 
Forum » " Analiza" => vepra letrare të analizuara » Jakov Xoxa » Juga e bardhë (Petro Marko)
Page 1 of 11
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "