e Enjte, 11.28.2024, 10:08 PMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
DITURIA – DRITË E MENDJES (Fitim Ilazi)
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 8:08 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
DITURIA – DRITË E MENDJES (Fitim Ilazi)

Pavarësisht nëse njerëzimi ka shkuar drejt përsosjes shpirtërore e materiale, një ngritje apo një ulje e këtillë nuk është më shumë se thjesht një fjalë e vetme, dituri.
Bota ndryshon. Me të ndryshon edhe njeriu; e bashkë me njeriun ndryshon edhe kuptimi për diturinë.
Civilizime të ndryshme mund ta kenë quajtur atë me emra të ndryshëm, specifikë për progresin e shoqërisë përkatëse. Egjiptasit, fjala vjen, e quajtën magji; grekët nuk e njohën atë më shumë se njohuri a zbulim, ndërsa ne, sot, e dimë që ajo është më tepër se thjesht të mësuarit rreth përbërjes dhe natyrës së gjërave. Pikërisht emërtimet e tilla si informacion, media, masmedia, kompjuterizim, digjitalizim, informacion i rezervuar e të tjera të ngjashme, na bëjnë të kuptojmë, vërtet, që krejt cfarë ne mund të dimë për realitetin objektiv, është aftësia jonë për të mësuar atë që për civilizimet tjera ka qenë e pamundur.
Dituria është burimi i jetës, drita e mendjes njerëzore. Më shumë se gjithcka tjetër, ky përkufizim përmban elementë thlbësore për të kuptuar natyrën e diturisë. Megjithëse përgjatë zhvillimit material, kulturor, shpirtëror e ideologjik të njerëzimit ka pësuar ndryshime cilësore e sasiore, ajo gjithnjë e më tepër ka mbetur me kuptimin e njëjtë leksikor dhe ka vazhduar ta bartë atë edhe sot e kësaj dite. Pasurimi me sinonime e kësaj fjalë, në kuptimin e plotësve, ka ndikuar në zgjerimin e horizontit njerëzor. Megjithatë, sot e gjithë ditën kuptimi ynë mbi të mbetet i njëjti, qoftë për nga roli që ajo luan në zhvillimin socio-ekonomik, qoftë për nga ndikimi në jetën tonë. Në fakt, ka aq shumë përkufizime që mund t’i jepen fenomenit dituri, sa që i tërë progresi njerëzor i bie të identifikohet me të mësuarit. Sido që të jetë, tashmë e kemi parasysh që natyra e vetme e saj është universalizmi.
Mjaft filozofë e shkencëtarë janë përpjekur të japin përkufizime rreth diturisë. Edhe profetë. Libra të shenjtë po ashtu. Por, prapëseprapë, natyra qenësore e saj nuk arrin dot t’i shmanget idesë se burimin e ka nga hyjnorja. Qoftë Kur’ani, qoftë Bibla japin njohuri shtesë rreth asaj se cfarë mund të rezultojë nëse padituria njerëzore rreth qenies Zot dhe botës së ardhshme arrin deri atje që të dominojë mbi shpirtin njerëzor. Duke e parë si epiqendër të zhvillimit material e të ngritjes së unit të të gjithë bijve të Ademit, Kur’ani nuk heziton fare ta përmendë diturinë të parën. Jo si lutje, dëshirë apo kërkesë; fatmirësisht, në formën e urdhërores.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "