Eseja dhe llojet e saj
Termi ese vjen nga Frengjishtja dhe do të thotë mundim,përpjekje për të shkruar.
Eseja është një lloj shkrimi i shkurtër që ka në bazë faktin dhe jo trillimin.
Çdo njeri mund të shkruaj ese,pra mund të shfaq opinionin rreth një teme a një fakti të caktuar.
Esetë dallohen në:
Formale ose të mirëfillta
dhe jo formale ose jo të mirëfillta.
Esetë e mirëfillta- dallohen nga zbërthimi logjik i temës nga saktësia e hollësi të argumenteve që sjell krijuesi nga thellësia e mendimit dhe maturia në opinionin e shfaqur.
Esetë jo të mirëfillta-trajtojnë temën në mënyrë të shkujdesur pa i dhënë shumë rëndësi argumentit ndonjëherë me nota humori.
Në bazë të temës që trajtohet mund të shkruhen esetë letrare,filozofike,historike,sociale etj.
Esetë mund t'i ndajmë në ese:
Përshkruese,shpjeguese,argumentuese,vleresuese.
Eseja narrative-rrëfen një ngjarje hap pas hapi (si sekuenca e një filmi).
Eseja përshkruese-pikturon me fjalë një skenë,një person,një ngjarje.
Eseja shpjeguese-shpjegon,informon,analizon,interpreton.
Eseja argumentuese-ka për synim të bind lexuesin duke sjell argumente e fakte të shumta, se një vendim që është marrë është i drejtë ose kërkon të bind lexuesin për pozicionin e duhur që ka mbajtur shkruesi mbi në çështje të debatueshme që ka trajtuar.
Eseja vleresuese-ka për synim të vlerësoj permes fakteve dhe argumenteve,situaten a një problem të caktuar si dhe të propozojë rrugë dhe mundësi për ta përmirësuar apo për ta zhvilluar në mënyrë progresive dhe të pranueshme problemin.