E Hënë, 11.25.2024, 8:19 AMMirësevini Guest | RSS
OraShqiptare
[ Mesazh i ri · Anëtarët · Regullat e forumit · Kërko · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Intervistë me Vetvehten
PapucjaData: E Shtunë, 10.16.2010, 9:18 PM | Mesazhi # 1
Lieutenant
Grupi: Administrators
Mesazhet: 67
Reputacioni: 0
Statusi: Offline
Intervistë me Vetvehten

Po më shumë se në çdo vepër filozofia e të jetuarit të P.Markos ndjehet veçanërisht në librin monumental "Intervistë me vetveten", lënë dorëshkrim dhe botuar 10 vjet pas vdekjes së autorit. Në këtë vepër rrugën e tij jetësore, jetëshkrimin e tij Petro Marko i lë si dëshmi të drejtpërdrejta, pa u distancuar përmes personazheve letrarë, siç vepron në shumicën e romaneve. Rrëfimi është i rreptë dhe total, ai ngrihet në shkallë të një metafore për rrugën e Shqipërisë gjatë 60 vjetëve, në metaforë të luftës së pandërprerë të njeriut mes së mirës dhe së keqes. Luftëtar dhe kryeluftëtar në Spanjë, në Francë dhe Itali, kryengritës burgjesh nëpër Evropë dhe në Mesdhe, P.Marko marshon fuqishëm drejt atdheut të vet, i cili ishte dhe ai i pushtuar nga fashizmi. Autori shfaqet gjatë rrëfimit të historisë së tij në "Intervistë me vetveten" si një kriiesë mitologie e lindur ta mbajë shpatën ngritur dhe të gatshme për të goditur të keqen kudo qoftë ajo, i bindur se ashtu e pastronte dhe qiellin e tokës së vendlindjes. Me këtë besim madhor Petro Marko pas vitesh e betejash të pandërprera nëpër Evropë, më 1944 do të kthehet në Shqipëri.
Në moshën 30 vjeçare, por me aq bëma mbi shpinë, sa në jetën e një njeriu të zakonshëm nuk mund të
ngarkohen as për një shekull, P.Marko sa qe gjallë, do të përjetojë në atdhe zhgënjimin dhe dhembjen më
të thekshme. Ditët e para në Tiranë, pasi e emërojnë përgjegjës shtypi, i caktojnë shtëpinë ku do të
jetonte. Vonë në mbrëmje, që natën e parë, ai do jetë dëshmitar i një takimi trishtues me famlijen,
pronarin e vilës: "Shoku Petro na kanë dhënë urdhër t'jua lëshojmë sbtëpinë me krejt çka ka në të, ku do të vendosemi dhe a mund të marrim me vete ndonjë gjë personale", e pret zonja e shtëpisë duke u dridhur.
Petroja trishtohet, lë shtëpinë dhe kërkon sqarim nga shokët - mos është ndonjë gabim apo keqkuptim?
Kështu e fillon rrëfimin e vet P.Marko në veprën voluminoze "Intervistë me vetveten", që është një nga dëshmitë më rrënqethëse për atë që do të vinte dhe do ta mbërthente Shqipërinë gjatë diktaturës Komuniste. Po ashtu do ta detyrojnë Petro Markon që të futet nën tutelën e gazetës "Borba" të Beogradit. Por ai nuk pranon: "Ne kemi më shumë traditë, jemi vazhduesit e gazetës "Bashkimi i Kombit" para lufte, le të mësojë "Borba" nga ne", dhe këtu do të zinte fill kalvari i ri i burgosjeve dhe i persekutimeve të një egërsie që nuk e kishte provuar më parë. Një bashkëluftëtar nga Italia pas afro 50 vjetësh, diku para vdekjes, do t'i thotë Petros "Shkruaje rrugën, historinë tënde se ajo vlen më shumë se 100 romane." Dhe vërtet, libri "Intervistë me vetveten" është historia për gjysmë shekulli e Shqipërisë, rrëfimi me fuqi rrezatimi i përmasave të një bibliotekë të tërë dokumentash. Përmes kësaj vepre njihet më mirë drama e kombit dhe e Shqipërisë dhe pas leximit të këtij libri duhet më shumë dhe më pastër atdheu e kombi.

 
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Powered by uCoz " Zef Lush Marku "