Studenti në shtëpi - Migjeni
Ky tregim ka për temë jetën e një familjeje borgjeze krahinore. Personazhi kryesor Nushi, një mjek i ri, kur ishte student në një nga vendet e Evropës, ishte «betuem» se do të jepte një «kontirbut» për «gjeste idelae». Por, kur kthehet në shtëpi ndeshet me zakonet patrialkale, si qëndrimi ndaj femrës etj. Të gjitha këto, i riu i kupton se e pengojnë përparimin e shoqërisë. I vetmi kontribut që e dha djali ishte për ndalimin e martesës e së motrës me një burrë të pasur, të kaluar në moshë, të shëmtuar. Duke mos pasur fuqi kundër zakoneve prapanike, intelektuali borgjez, nis e harron parimet e përparimit e të kulturës, për të cilat ëndërronte kur ishte student. Ai heq dorë nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë. Ky është «Falimentimi dogmatik-shpirtnuer», si shprehet autori. Motra e Nushit, Ageja, morri një rrugë të papëlqyer, jo sepse ishte e degjeneruar, po sepse e shtyu rrethi familjar. Familja pa e pyetur, i dha të burrë vetëm e vetëm sepse ishte e shtresës së vetë, kurse më vonë miratoi heshtazi marrëdhëniet e saj intime me çirakun e të shoqit.